Një qytetar me emrin Isuf Shehu i kërkon 9 mijë euro kapitenit të kuqezinjve Lorik Cana për të blerë një automjet të posaçëm për invalidë me të cilën të mund të çojë në shkollë vajzën e tij të paralizuar.
Ai është vetë i paralizuar, vajza gjithashtu. Në pamundësi për ta takuar futbollistin, ai ia ka dhënë këtë letër një gazetari sportiv.
Vajza e tij e ka postuar në facebook ku ka ftuar edhe Lorik Canën që ta lexojë atë.
Vajza tregon rreth letrës dhe autorit:
“Ai ka qenë oficer dhe gjatë punës u paralizua nga poliomeliti. Por ka dy fëmijë dhe vajza e tij quhet Sibora. Fatkeqësisht është një fëmijë Tetraplegjik (nuk flet mire, nuk ecën mirë dhe nuk ka memorie të shkelqyer) Mjekët i kanë sugjeruar ta angazhojne në shkollë por ai nuk jeton në qytet dhe nuk ka mundësi. Ajo që e vret më shumë është pyetja që cdo ditë i bën djali: “Babi , a do te vije këtë vit Bora me mua në shkollë? Për këtë i kërkon ndihmë Lorik Canës, miqve të tij, madje dhe Cristiano Ronaldos që ta ndihmojnë me një makinë të posacme invalidësh, e cila kushton rreth 8 apo 9 mije euro”.

Eshte e çuditeshme, qe nje karroce invaliditeti qenka 8000 deri ne 9000 euro.Pika qe nuk u bje atyre qe i prodhojne dhe i shesin.Duan te nxjerin para edhe nga i vdekuri.Kapitalizem esapi.
Nuk esht karroce.
Me sa kuptoj ky kerkon makine automjet te pershtatur per invalidet.
Po sinqerisht nuk zgjidhen gjerat keshtu.
Me vjen tmerresisht keq po as Loriku e aq me pak Ronaldo i ka borxh ket gje.
Tia kerkoj politikanve te ketij vendi qe per me teoer drejtohet nga “socialiste” pra njerez qe thuhet se u vijne ne ndihme shtresave te varfra e atyre ne nevojw
Egzakt, sa mire i gjeten leket keta hajduta deputete per kolegun e tyre, per tu mjekuar, ashtu ti gjejne dhe per popullin.
Po jetojne ne kurrizin tone dhe po na tallin pa pushim!
Pershendetje po eshte e vertete kushton Edhe me shtrenjt 11000 eu
Si invalid qe eshte duhet ti kerkoj ndihm shtetit ,osé njerzve Dukes hapur nje logari bankare por jo ti thot Ronaldos Apo Canes personalisht.
Perveç Lorikut dhe Ronaldos te marre kurajon dhe ti kerkoje Shkerdhen Berishes sepse ai ka me shume para te cilat jane te popullit.Te shohim se sa i ndieshem eshte per halle te tilla.