Elseid Hysaj do të jetë gati për takimin e së dielës në transfertë me Empolin. Nga raportimet e fundit të mediave italiane mësohet se 21-vjeçari nuk ndjen më dhembje, kështu që trajneri Maurizio Sarri mund ta llogarisë për ndeshjen e radhës, qoftë edhe në stolin e rezervave.
Në fakt, mbrojtësi kuqezi i humbi të dyja ndeshjet eliminatore të Shqipërisë ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, madje stafi teknik i Shqipërisë ka sugjeruar që ai të qëndrojë pushim edhe për një javë si masë paraprake, mirëpo dy ditët e fundit gjendja e lojtarit është përmirësuar ndjeshëm, aq sa te Napoli po mendojnë ta aktivizojnë që këtë fundjavë.
Gjithsesi, vendimin përfundimtar trajneri Sarri do ta marrë nesër, vetëm një ditë para transfertës së Empolit, e cila do të jetë e veçantë për lojtarin kuqezi. Elsied Hysaj është formuar si futbollist pikërisht në akademinë e Empolit, që konsiderohet nga më të famshmet në Itali. Në vitin 2012 në moshën 18-vjeçare iu bashkua ekipit të parë dhe vetëm pas dy sezonesh u ngjit në elitën e futbollit italian. Gjatë merkatos së verës Hysaj u ble nga Napoli për 5 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2020.

Normal! Napoli ka fizioterapiste, jo nallbane si kombetarja…