STUDENTËT / Djemtë nga rrethet zgjedhin shtëpitë me qera, në konvikte çdo vit e më shumë vajza

redaktor

Me përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik fillojnë edhe kërkesat për strehim nga studentët që vijnë nga rrethet e vendit drejt Tiranës.

Janë të shumtë ata që zgjedhin të marrin një banesë me qira, por janë edhe më të shumtë ata që preferojnë të strehohen në godinat e Qytetit Studenti.

Edhe për këtë vit procesi i regjistrimit ka filluar edhe pse ka ende nxënës që presin fazën e dytë të shpalljes së fituesve.

Në këtë qytet, këto ditë ka ende pak lëvizje, ndryshe nga ç’pritet të ketë në fillim të tetorit kur edhe universitetet hapin dyert për të gjithë studentët.

Drejtoresha e qytezës Anila Shehu në një intervistë për DITA thotë se tarifa e akomodimit mbetet e pandryshuar, në 45.000 lekë për vitin akademik Tetor 2015-Korrik 2016.

Anila Shehu
Anila Shehu

 

Kapaciteti pritës i konvikteve është 5700 studentë, ndërsa referuar edhe vitit të mëparshëm priten të regjistrohen rreth 5000 studentë.

Shumë studentë që vijnë në Tiranë nga rrethet preferojnë shtëpitë me qera, ku bëhen zakonisht 2 ose 3 dhe 4 vetë bashkë për të ndarë shpenzimet.

Drejtorja Shehu thotë që në Qytetin Studenti tashmë ka më tepër femra.

“Nëse shohim statistikat e dhjetë viteve të fundit, numri i studenteve femra është më i madh se sa numri i studentëve meshkuj. Vitin e kaluar pati një rënie të mëtejshme të numrit të studentëve meshkuj – thotë ajo në intervistën që mund të lexohet e plotë në DITA.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Aaaaa konviktoret e shkreta. Nejse, varet si e jeton, eshte e bukur jeta ne QS. Une te pakten keshtu e kujtoj timen, me nostalgji. Po ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *