Letër kryeredaktorit

redaktor

I nderuar z.Thano

Në Tiranë është një rrugë që quhet “Kont Urani” ose Vrana Konti sipas Barletit. Ajo ndodhet tek ish Radio Tirana. Ka qenë një treg egjiptian aty. U hoq duke liruar më së fundmi trotuaret. Unë në fakt do ta quaja “Rruga e mimozave” por edhe rruga e kontit nuk është keq.

Aty, duke zënë plotësisht disa metra trotuar ndodhet prej vitesh një kasolle-serë. Në kohën e Lul-vulëhumburit gazeta e juaj pati mirësinë të botonte 2-3 herë po këtë vëzhgim. Natyrisht që ai ishte i zënë me punët e partisë. Sot po me rrëzimin e qeverisë. Nuk pritet gjë nga hiç Luli. Një miku im italian qeshi kur e pa prapë sivjet në këmbë ngrehinën e “kolerës”. Do zoti e uroj që të tërheq vëmendjen e dikujt për të hequr atë “çiban” nga trotuari i asaj rruge të lulëzuar. Uroj e shpresoj. Ju përshëndes

 

Letër e nënshkruar

Muhamet Fishku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *