Hajdutë, apo budallenj dhe të paaftë?!

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

E dashur DITA. Në debatin e fundit mbi skandalin e CEZ çështja është bërë aq e rrëmujshme me publikim dokumentesh, saqë nuk merret më vesh gjë. E sigurt është se aty mban era hajdutëri. Por dua të tërheq vëmendjen te një fakt tjetër: pse socialistët nuk angazhohen për të goditur korrupsionin e qeverisë Berisha?

Socialistët, të cilët kanë dy vite në pushtet i kanë këto shkresa në tavolina, i shikojnë, ndoshta fërkojnë duart dhe vazhdojnë bëjnë ndonjë lekë. Nëse në këtë histori nuk do të kishte marrë kot opozita dhe ta kthente në betejë politike, pavarësisht se tani del e gjitha kundër saj, ne nuk do kishim asnjë debat për këtë çështje. Dhe ky është problemi kryesor që socialistët kanë me korrupsionin e Sali Berishës.

Ata nuk kanë prekur asnjë koncesion të Sali Berishës, nuk kanë shfletuar letrat e asnjë tenderi, për të cilët ka të dhëna dhe publike që kanë qenë korruptivë, nuk kanë hetuar personalisht asnjë nga aferat e mëdha politike dhe kriminale që kanë shoqëruar qeverisjen e Berishës dhe pastaj kur gjenden keq bërtasin korridoreve që duhet arrestuar Sali Berisha. Paaftësia e rilindjes në këtë pikë është aq dëshpëruese, sa e vetmja mënyrë për t’i justifikuar është t’i quash hajdutë që nuk duan të dënojnë paraardhësin. Është më mirë t’i quash kështu, sesa budallenj dhe të paaftë.

Edhe në këtë rast u provua se i vetmi njeri që mund ta çojë në burg Sali Berishën është vet Sali Berisha, se po të jetë për socialistët nuk lëviz njeri gishtin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *