Ndjesa e operatores që pengoi refugjatin

redaktor

Operatorja hungareze Petra Lazslo ka kërkuar falje publike për pamjet që u trasmetuan “online” teksa ajo pengonte një prind që mbante fëmijën e trembur në krahë dhe duke vrapuar po kalonte kufirin me Serbinë.

E papunë tanimë dhe e kthyer në imazhin më negativ të ditëve të fundit ndër gjithë kolegët e saj, Petra është shfaqur në faj gjatë intervistës dhënë për të përditshmen hungareze “Magyar Nemzet”. Duke përmendur faktin që edhe vetë është nënë dhe i vjen keq për fëmijën që u rrëzua, ajo shpjegon se gjithçka e bëri nga instikti, duke qenë se u tremb teksa shihte qidra emigrantë t’i vinin përballë.

“Qindra emigrantë kaluan kordonin e policisë dhe njëri prej tyre po vinte me shpejtësi drejt meje. Kjo gjë më trembi saqë kur më kaloi pranë, diçka më nxiti brenda vetes të bëja atë veprim. Në atë moment besoja se do sulmohesha dhe duhej të mbrohesha. Më vjen shumë keq për sa ndodhi, dhe meqë jam nënë edhe unë, ndjej keqardhje për çka i ndodhi atij fëmije. Nuk jam njeri pa shpirt sikurse shkruhet për mua, as raciste nuk jam. Kështu që nuk e meritoj gjuetinë e shtrigave që është hapur kundra meje dhe kërcënimet me vdekje që marr çdo ditë. Tanimë jam thjesht një nënë e papunë, që në një situatë paniku mori vendimin e gabuar. Më vjen vërtet keq”, tha Petra Lazslo.

Pamjet teksa operatorja Laszlo pengonte emigrantin u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale të mërkurën dhe një sërë ofendimesh vërshuan mbi emrin e saj. Petra Laszlo tani ndihet e veçuar nga kushdo dhe e frikësuar nga kërcënime të ndryshme që i vijnë çdo ditë.

Share This Article
1 Comment
  • Asnji lloj ndjese e asgje ne kte Bote , nuk mundet te justifikoj, brutalitetin / dhunen/agresivitetin , prej nji te marre, kundrejt njerezve e femijeve te pafajshem, aspak agresiv, te cilet loja e monstrave i detyron te lene shtepite e tyre e kerkojn strehim gabimisht , ne gjijt e monstres !!!
    Ungarezet njihn tashme, ne mbare europen, si prostitutat me histerike , te cilat e fitojn buken e perditeshme duke mbajtur ne goje Cazzo-t e frekuentuseve te bordellove ne Europe , ku pjesa dermuse,jane emigrant !
    Kjo histerike reportere, do duhej ta kuronte histerine e saj, me me shume sex , duke marre shembullin e motrave e bashkpaesinet e veta ungareze, ne bordellot europiane, sepse mesa duket, ne ungari, s’merr ate doze qe kerkon .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *