THESARI/ Vidhen 30 kilogramë flori në Egjipt

Dita

 

Ministri i Financave, Hani Kadri në një program televiziv ka konfirmuar vjedhjen e 30 kilogramëve flori . “Kasaforta e sigurtë ku ndodhej floriri është konstatuar se është hapur me çelësin e posaçëm”, raporton AA.

Kadri u shpreh se në hetimet e kryera është bërë e qartë se mungojnë 30 kilogramë flori, ndarë në kallëpe dhe se janë kontrolluar edhe pasuritë e tjera të ndodhura brenda kasafortës.

Ngjarja në fjalë ka sjellë sërish në rendin e ditës sulmet e kryera ndaj Muzeut në Kajro dhe ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore gjatë revolucionit në janar të 2011. Disa persona dhe organizata duke përfituar nga dobësia e sigurisë pas rrëzimit të ish­-presidentit Husni Mubarak, realizuan metoda të ndryshme të vjedhjeve, ku për këtë arsye forcat e armatosura patën ndaluar afrimin kryesisht ndaj rajoneve ku ndodheshin institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *