Frika më e madhe e një xhihadisti

Dita

Në fillim të kësaj jave, pati raportime se, tre shtetas britanikë që luftonin në Siri, u vranë nga sulme ajrore me dronë britanikë dhe amerikanë në gusht. Kryeministri i Britanisë, David Cameron tha të hënën se, një militant 21-vjeçar, i lindur në Kardif u vra në një sulm me dron, bashkë me një luftëtar tjetër britanik, në Raqqa të Sirisë. Tre ditë më vonë, një dron amerikan vrau një britanik të tretë, Junaid Hussain.

Këto vdekje duket se i kanë frikësuar për vdekje xhihadistët dhe mesa raportohet, më i terrorizuari prej tyre është xhihadisti famëkeq, që tashmë të gjithë e njohim si Xhihadisti Xhon. Ekzekutuesi me prerje kokash ka një frikë të jashtëzakonshme nga sulmet me dronë, ndaj fshihet pas civilëve, me shpresën se nuk do të jetë në shënjestër. Kështu kanë treguar dy persona që kishin vizituar territorin e ISIS-it, për “MailOnline”.

Gjatë shoqërimit të xhihadistit, emri  i vërtetë i të cilit është Mohammed Emwazi dhe xhihadistëve të tjerë, ata panë se ata ishin të frikësuar për vdekje nga dronët në qiellin e Irakut. Burrat ishin me një ekip të ISIS-it pranë fortesës së xhihadistëve në Mosul, vitin e shkuar, kur kishin parë sesi Emwazi dhe grupi i tij zbarkuan në fushën e futbollit me civilë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i dredhuar sulmit me dron.

Dy burrat josirianë, të cilët shoqëruan një grup xhihadistësh në një mision të tyrin në territorin që e kanë vendosur tahsmë nën kontroll, u tronditën kur zbuluan se njëri nga burrat që i kishte marrë në makinë ishte ai që e njihnin si Xhihadi Xhon. Pasi e dalluan nga sytë, hunda e kthyer dhe theksi britanik, dyshja, e cila mbetet anonime, tregoi se vrasësi ishte agresiv dhe i ashpër dhe i vetmi moment kur tregoi emocion ishte shprehja e frikës për jetën e tij. “Ata ishin tepër të frikësuar nga dy sulmet me dron në Mosul. Aq të frikësuar, saqë mbylleshin në shtëpi. Mendoja ‘ku është Allahu i tyre tani’?”, tha njëri prej tyre.

Raportimet vijnë një ditë pasi Emwazi u përfshi në listën e sulmeve me drone nga qeveria britanike.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *