Kosova hyn në axhendën e UNESCO-s

Dita

Ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi,  e cilëson fantastik e sukses të diplomacisë përfshirjen në axhendën e UNESCO-s të kërkesës për anëtarësimin e Kosovës. “Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në axhendë zyrtare”, ka shkruar Thaçi.

“Shumë sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me makinacione procedurale dhe propagandë negative, edhe pse tentuan”, ka shkruar më tej Thaçi, teksa ka falënderuar më tej 42 shtete që kanë nënshkruar kërkesën për anëtarësim. “Falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për ne paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë mbrojtjes së trashëgimisë për fëmijët tanë”.

20150911182542194

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *