Në Kuvendin e Shqipërisë është shpikur një metodë e re e të dëgjuarit të opozitës. Ministra të kabinetit Rama, kanë filluar të vendosin kufje për të marrë edhe përkthimin ose dëgjojnë muzikë.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka zgjedhur një mënyrë për të mos u përfshirë në debatet në Kuvend.
Ajo është fotografuar me kufje në vesh, teksa në foltoren e Kuvendit ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha (në rrjet thuhet se ajo po dëgjonte këngën që luhet gjithandej në radio, “How deep is your love” (sa e thellë është dashuria jote).
Për ministren Harito kjo ka qenë alternativa më e mirë për t’iu shmangur vazhdës së akuzave të Berishës e aq më tepër që mund ta justifikojë veprimin e saj.
Është gruaja e inovacionit. Edhe pse duket një zgjidhje trendy kjo e ministres, në popull përcillet si mungesë respekti.
Komentuesit thonë se kjo është një qeveri që nuk dëgjon deputetët (qoftë dhe… Saliun), mendo të dëgjojë qytetarët.

Ministre karagjoze,
A thua se jane aty per te bere show dhe jo per te dhene llogari per punen. Po njerezit qe po durojne marrezite e qeverise si duhet te sillen? Harito eshte bere objekt barcaletash per “punen e madhe” qe po ben si ministre. Thua te jete perfshire edhe Harito ne ate emailin per turkoshaket e qeverise!!!
Shumë mirë ka vepruar për sa kohë kryetari i kuvendit toleron maskarada të tilla që zhvillohen çdo javë. Me autoritetin e postit ai duhet t’i thoshte ndal çdo akti të kundërt me rregulloren. Ai duhet të ndërpresë seancën sa herë Sali monstra e tejkalon masën dhe kohën e retorikës së tij e ti thotë deputetit ‘rradha 3 karrika 7’ rri sus e mos na bëj të fortin këtu. Dhe po ia ndali vrullin këtij psikopati të gjithë të tjerët bien squkë. Por si duket Meta është byth e brekë me Saliun. Kushedi sa horllëqe me pushtetin do kenë bërë bashkë.