Abdyl Ypi (1878-1920) ishte figurë politike e Lëvizjes Kombëtare që veproi në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX.
Mori pjesë aktivisht në lëvizjen xhonturke dhe pas fitores së saj në korrik 1908 u bë kryetar i klubit shqiptar të Stambollit.
Pas Luftës I Botërore Abdyl Ypi ishte kundërshtar i orientimit politik proitalian të qeverisë së Durrësit të formuar në dhjetor 1918, propagandoi rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës.
Veproi aktivisht në këtë drejtim dhe prandaj në gusht 1919 u shkarkua nga posti i prefektit.
Në prag të hapjes së Kongresit të Lushnjës, qeveritarët e Durrësit për të krijuar në vend një atmosferë frike e terrori, që të dështonte mbledhja e këtij kongresi, organizuan vrasjen e A. Ypit me atentat.
*****
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA
