Partia Demokratike ka kërkuar hetimin e incidentit të një dite më parë në mbledhjen e këshillit të qarkut të Kukësit, i cili për herë të parë do të jetë në drejtimin e një socialisti.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka akuzoi kreun e qarkut Abedin Oruçi, si një person me të shkuar kriminale.
“I kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi aktet e djeshme të dhunës. . Abedin Oruçi ushtroi dje dhunë ndaj sekretarit të këshillt të qarkut dhe morri me dhunë zyrën pas një mbledhje të paligjshme. Çdo vonesë është mbrojtje e krimit”, tha Paloka duke u shprehur se PD e dënon këtë akt.
Oruçi u zgjodh një ditë më parë kreu i Këshillit të Qarkut, por u kundërshtua nga përfaqësuesit e PD-së në këtë organ.

Ore Paloka po ate SHQUPIN tuaj ,si e moret ,apo ja u dha peshkesh populli[SOVRANI] se ju e kini ne gen te genjeni sa me shume se dicka do te ngelet ,por kini te drejte se kini nji kryeminister frikacak dhe e terhiqni per hunde si ju do qejfi.