Jeremy Corbyn është zgjedhur kryetari i ri i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke premtuar se do të drejtojë një parti që do të jetë gjithnjë e gatshme për t’u përballur me sfidat.
Politikani veteran i krahut të majtë arriti thuajse 60 për qind të mbi 400 mijë votave, duke mposhtur rivalët Andy Burnham, Yvette Cooper dhe Liz Kendall.
Menjëherë pas fitores ai u përball me një eksod të anëtarëve të së ashtuquajturës qeveria hije, por figura të njohura si Ed Miliband u bënë thirrje anëtarëve të partisë që të shkojnë pas kryetarit të ri.
Corbyn konsiderohej një person i padëshiruar kur tre muaj më parë nisi gara elektorale, por arriti tek fitorja përmes një vale entuziazmi të shkaktuar nga mesazhet e tij kundër masave anti-krizë dhe premtimet për asgjësimin e arsenalit bërthamor britanik dhe rishtetëzimin e sistemeve hekurudhore.
Corbyn tha për BBC se, ndihej paksa i habitur nga shkalla e fitores së tij, por shtoi se fushata e tij tregoi se, “politikat mund të ndryshojnë dhe ne i kemi ndryshuar”.
Ai pritet të rizgjedhë tani anëtarët e kabinetit hije, pa pasur detyrime ndaj anëtarëve të deritanishëm që pas zgjedhjes së tij janë larguar.
Ai ka bërë gjithashtu me dije se synon të ndryshojë formatin e interpelancës ndaj kryeministrit në Parlament. Faktikisht, Corbyn pritet të përballet me Cameron të mërkurën e ardhshme.
Çështje të tjera për të cilat Corbyn ka tërhequr vëmendjen janë ato të politikës së jashtme, ku spikasin largimin e Britanisë së Madhe nga NATO dhe madje dënimin e ish-kryeministrit Tony Blair për krime lufte, lidhur me pjesëmarrjen e ushtrisë britanike në luftën në Irak.
Edhe qëndrimi i tij për Ukrainën ka bërë jeohnë, pasi ndryshe nga Perëndimi, kreu i laburistëve pretendon se ekspansionizmi rus është provokuar nga Brukseli dhe politikat e NATO-s po nxisin më tej krizën.

Neqoftese ky person i felliqur do arrije te behet kryeminister,Britania e madhe do beje hapa mbrapa ne rrugen e saj dhe nje krim te madh po te dale nga NATO.Nje krim akoma me te madh po te eleminoje armet berthamore.Superfuqia tjeter, Rusia mezi po e pret kete gje, qe evropa te shperbehet sa me pare,qe NATO,te mos egzistoje me,qe te arrije sa me shpejt qellimet e saja,te sundoje boten.Ky person ,duhet zhdukur fizikisht,po ashtu edhe ideja qe Britania,duhet te ndahet ne shtete me vete,sepse ajo eshte nje ide e rrezikeshme dhe e demton shume perendimin.