Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka martuar mbesën e tij, vajzën e motrës. Në dasmë ka qenë i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili siç duket edhe në foto, ka qenë shumë aktiv dhe kërcimtar i jashtëzakonshëm.
Në qejf, sigurisht, ishin dhe Nard Koka e Agron Duka, dy kunetërit, të cilët kanë shijuar e kanë kërcyer gjatë gjithë mbrëmjes.
Agron Duka e tregoi talentin në kërcim gjatë kohës kur ishte muzika e Shqipërisë së Mesme, ndërsa Nasip Naço i “qau” vallet e jugut.
Burime nga dasma bëjnë të ditur se më të kënaqurit ka mbetur orkestra e cila i gëzohej jo vetëm nivelit të lartë të dasmorëve që morën pjesë, por edhe shumave të cilat u hodhën.


Lefter Koka marton vajzen e motres? Po motra ?
Hidhe ,hidhe vallen o …..o i pari dasmes o
Haha marton motra vajzen dhe thirren shoket e vellait-ieshtu i bie. E padegjuar edhe kjo.