Variçet zakonisht shfaqen si litar të fryrë, ngjyre të kaltër-gri prezent vetëm nën sipërfaqen e lëkurës suaj. Ato pothuajse gjithmonë ndodhen në këmbë. Venat e dukshme të fryra dhe të shtrembëruara, ndonjëherë të rrethuara nga kapilarë të hollë konsiderohen venat me variçe sipërfaqësore. Edhe pse ato mund të jenë të dhimbshme dhe të bezdisshme, janë zakonisht të padëmshme. Kur janë të inflamuara, ato mund të bëhen të dhimbshme në rast se preken dhe mund të pengojnë qarkullimin që shkakton këmbë të fryrë, lëkurë te acaruar etj.
Përveç rrjetës të venave sipërfaqësore, këmbët tuaja kanë një rrjetë tjetër të brendshme apo të thellë, që quhen rrjet venoz. Venat e tilla të thella me variçe janë zakonisht jo të dukshme, por ato mund të shkaktojnë ënjtje ose dhimbje ne të gjithë këmbën dhe mund të ketë vende ku mund të formojnë mpiksje gjaku.
Venat me variçe për shumë njerëz janë një tipar familjar. Gratë kanë predispozicion dy herë më shumë se burrat për t’i zhvilluar ato .
Venat me variçe zakonisht nuk shkaktojnë asnjë dhimbje. Shenjat që mund të kenë venat me variçe përfshijnë :
– Venat kane ngjyrë vjollcë ose blu te erret
– Venat duken shpesh si litarët të shtrembëruar dhe të fryrë në këmbët tuaja
Ato mund të përfshijnë:
– Një ndjenjë rëndese në këmbët tuaja
– Një ndjenje djegie, dhimbje muskulare dhe ënjtje në këmbët tuaja
– Dhimbja mund të përkeqësohet pas një qëndrimi të gjatë në këmbë
– Kruarje rreth zonës ku ato janë të lokalizuara më tepër
– Në raste të rralla shfaqim plagë (Ulcera) pranë kyçin tuaj, të cilat i ngjasojnë më tepër si një pickim insekti dhe mund të paralajmërojnë se ju keni një formë të rëndë të sëmundjes vaskulare që kërkon kujdes mjekësor të menjëhershëm.
Ka opsione të ndryshme trajtimi për venat me variçe të cilat varen nga rrethanat tuaja personale. Mjeku juaj do të diskutojë këto me ju për t’ju ndihmuar të bëni një vendim që është sa më i drejtë për ju.
Nëse variçet tuaja nuk ju shkaktojnë ndonjë siklet, ju mund të vendosni që të mos bëni asnjë trajtim. Shumica e variçeve nuk shkaktojnë ndonjë problem shëndetësor afatgjatë apo të shkaktojë ndonjë kërcënim për qarkullimin e gjakut. Megjithatë, ju mund të ndihmoni veten tuaj për të lehtësuar simptomat tuaja. Këto mund të përfshijnë humbjen e ndonjë peshe të tepërt dhe duke bërë aktivitet fizik të lehtë, të tilla si not apo ecje. Mundohuni të mos qëndroni për periudha të gjata kohore në këmbë se mund të bëjë përkeqësimin e simptomave tuaja.
Ekzistojnë disa procedurat mjekësore endotermale që përfshijnë përdorimin e radiofrekuencave dhe lazerit, për të ngrohur në brendësi të variçes tuaj. Kjo dëmton venën dhe shkakton që ajo të mbyllet. Procedurat endotermale janë alternativa më pak invazive se kirurgjia tradicionale. Ato mund të kryhen nën anestezion lokal dhe ju mund të keni më pak dhimbje dhe ënjtje pas këtyre procedurave pas një operacioni. Megjithatë, është ende e zakonshme që të ketë disa efekte anësore nga këto procedura, të tilla si inflamacion, skuqje të lëkurës tuaj dhe gjemba në këmbët tuaja. Këto procedura mund të ndihmojnë për të zvogëluar simptomat tuaja për deri në tre vjet pas procedurës.
Nëse procedurat endotermale janë të papërshtatshme për ju, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një trajtim që përfshin injektimin e një shkumë në venat tuaja variçoze. Ashtu si procedurat endotermale, ajo është më pak invazive se kirurgjia dhe mund të bëhet nën anestezi lokale. Mjeku juaj do të bisedojë me ju në lidhje me rreziqet e përfshira në këtë procedurë për të siguruar që ju jeni në dijeni të komplikimeve të mundshme. Ka pasur raporte të komplikimeve pas trajtimit me ketë procedure, të tilla si ngushtësi ne gjoks, dhimbje koke, kollitje dhe probleme me shikimin. Megjithatë, këto nuk janë të zakonshme dhe zakonisht janë vetëm të përkohshme.
Nëse procedura më pak invazive janë të papërshtatshme për ju, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë të përdorni kirurgjinë. Në kirurgji, kirurgu juaj do të largojë venat sipërfaqësore që janë kthyer ne variçe. Venat që janë vendosur thellë brenda këmbëve tuaja do të marrin përsipër rolin e venave të dëmtuara.
Ju gjithashtu duhet patjetër të vishni çorape të posaçme për varice. Ato mund të ndihmojnë në një qarkullim më të mirë të gjakut në venat tuaja. Këto lloj çorapesh ose getash mund të lehtësojnë ënjtjen dhe dhimbjen në këmbët tuaja.
Mënyra të tjera për të lehtësuar dhimbjen dhe ënjtjen përfshijnë edhe përdorimin e mjekimeve nga goja dhe kremrave lokale. Në përgjithësi trajtimet kryesore përfshijnë preparatet me bazë: heparinë 100.000 I.U ose 50.000I.U ose 30.000I.U në varësi të gjendjes tuaj. Një preparat tjetër mjaft i përdorur është edhe diosmina që gjendet në formën e tabletave orale ose xhelit për përdorim lokal.
Mënyra më e mirë për të parandaluar variçet përfshijnë :
– Shmangia ulur me këmbët tuaja njëra mbi tjetrën sepse kjo shkakton një presion të tmerrshëm në vena.
– Ngritja e këmbëve tuaja, kur jeni duke pushuar. Kjo vlen veçanërisht për gratë shtatzëna .
– Nëse ju jeni në një fluturim të gjatë , çohuni dhe ecni për çdo orë. Kjo vlen edhe për ata të cilët qëndrojnë ulur në kompjuter për periudha të gjata.
– Vishni çorapet në çdo moment që jeni zgjuar, kjo ndihmon në përmirësimin e tyre.
