PD, e ndarë edhe në hipokrizinë e përvitshme me Hajdarin. Kritikët e Bashës nuk marrin ftesa për ceremoninë

anazapta

Partia Demokratike kujtoi dje në 17-vjetorin e vdekjes ish-kreun e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari.

Ajo që ra më shumë në sy në ceremoninë e zhvilluar ishte mungesa e figurave të vjetra në PD.

Në vend të tyre, drejtuesit e protokollit të kësaj ceremonie kishin ftuar “figurat e reja” ose siç  quhen “drejtuesit e departamenteve” në Partinë Demokratike.

Binte në sy mungesa e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, e cila nderimin për ish-kolegun e vjetër të saj e bëri nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Ish-nënkryetarja e PD-së nuk ka munguar asnjë vit në ceremonitë përkujtimore të Azem Hajdarit.

Kryetari Basha kishte zgjedhur që në krah të tij gjatë ceremonisë të kishte ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha, dy nënkryetarët aktualë, Edi Paloka e Edmond Spaho dhe sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani.

Grupi i protokollit në PD kishte vendosur që jashtë listës së atyre që do të merrnin pjesë në ceremoni, të ishte edhe ish-kryetari i saj Eduard Selami.

Ndryshe nga një vit më parë, kur u shfaq në krah të Bashës e Berishës, deputeti dhe ish-kryetari i PD, qe kohet e fundit ka shfaqur kritika ndaj Bashes, nuk ishte ftuar.

Nderime në memorialin e Azem Hajdarit pas Bashës dhe ish-kryeministrit Berisha, kanë bërë sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma dhe nënkryetarja e Forumit Rinor Demokrat, Greta Koçi.

 

Share This Article
12 Comments
  • Me te vdekurit nuk mund te behet asnje koment prandaj duhet ti leme te qete. Halli qe ne kemi , kemi te gjallet dhe spo mundemi kurre me i heq nga pozicionet e tyre ku jane dhe ata vashdojne akoma te jetojne ne kurrizin tone dhe keta jane deputetet te korroptuar qe ne sot kemi.

  • A thua se u kerciti saliut lulit e agait te rakickes ritvanit per kok loqe si azemi e ksaj nockes qe u martua qe ne djep e tha se mos si ai i hajdarit nuk ka?
    Po te gjith njelloj jane moj zenepe e hajdarit e kta qe te vin pas jan vrasesit numer nje te tij per pushtet,por ta bushi bythen me gjykatat e korruptuar e avokatet bashke!
    I harove shpejt dashnoret para hajdarit!

  • Eshte mbledhur ne morg kuvendi…
    Vecan llumi Shqipris…
    Quaj llum te ketij vendi,
    cilindo, prapa salis!

    Se mbas tij,kurrsesi,
    Hap nuk beri mencuria!
    Prapa i ven lukuni…
    Gjith’ te dalet nga cmendia.

    I ven prapa nepes-derrat…
    vrases,pa din e i man!
    Ata,qe varrosen vlerat
    e ketij Kombi Ilirjan.

    K’ ta e ropen Shqiprin,
    dhe e bene te tyren prone (!)
    Me ne krye cmendurin
    ngren dolli me gjakun tone.

    Shihni si jane mbledhur tok!
    Se u plasi per Azemin!…
    Korkodili lar’ ne lot
    qe vet e gelltiti demin…

    Hapur fare,ashiqare!
    Pa i’u dridhur hic qerpiku!
    Pse?,sepse, s’iu be havale
    nje plumb qorr,sua belciku…

    Po ngulmon te vij prap,
    ( Per permbysje enderrojne!)
    Por thone,haka shkon ne hak,
    sa here qe Zotin harrojme.

  • kur shoh saliun qe nderon azemin,me duket si enveri qe bente homazhe tek deshmoret e kombit,ku gjysmen i kishte vrare vete…a popull dele,duke filluar qe tek djemte e azemit dhe e shoqja..Mungon qe te mbaje homazhe dhe tek varri i olldashit

  • Pd eshte ne situate te papelqyeshme,pas humbjes se thelle ne zgjedhjet lokale,dhe natyrisht ka edhe kritike te ndryshem,ne segmente te ndryshme,por ajo qe eshte per tu kallxu,ka edhe kritike te porositur,nga kudiune nga kush,eshte vetem nje supozim!Ceremonia nderuese per Hajdarin,eshte nje gje e pelqyeshme,dhe e mire,dhe nuk mendoj se ka hipokrizi.ndersa persa i perket opozites,theksoj veshtiresite e kandjelljes,dhe shkeputjes nga e kaluara,qe i mundon,por mendoj edhe ne Pd,ka forca qe e bien ne kete kurs Partine.ndersa per nje Opozite te pavarur ne shqiperi as qe behet fjale,parjashtim eshte rasti Guri.Pinjolli i Fisit te moqem Shqiptare Sazan Guri,nje ambjentalist i devotshem,me nje guxim te qilter,ve ne fukusin e kritikes shume qeshtje qe nga pari te tjera opozitare nuk trajtohen apo trajtohen rreshqitasi.pse ndodh kjo mesele,mos valle servilizmi per partine pushtetmbajtese eshte prioritare,pse nuk ndodhe kjo tek Opozitari i vogel Guri,pse pikerisht nga Fisi Guri,del dhe rrjedh kritika,ne adrese te pushtetit,kujtoj ketu kampionin e botes Lis Gurin,qe kritikon hapur neglizhencen e autoriteteve sportive,duke detyruar shume sportiste te klasit boterore te leshojne vendin,dhe te garojne per ndonje vend tjeter,dhe keta sportiste jane te shumte dhe nuk eshte rasti ti permend,vetem theksova se si qdo njeri edhe sportistet kane stagnim ndoshta edhe frike per te rreaguar,por nuk ndodh kjo kudo.opozitari Guri edhe pse me veshtiresi,ka pas vete mendoj shum simpatizante qe nga Kalisi e Shishtaveci ,si dhe Vermoshi ne veri,e deri pellgun e shushices e te vjoses,ne himare,e konispolin e larget,ne kufi me Greqine.dhe mos te habiten kritiket e porositur dhe porositesit,por ardhmeria mund ti jape te drejte Gurit,dhe nuk eshte qudi kur te jete i ulur ne postin e ministrit te ambjentit,dhe nga aty ne krye te Shtetit Shqipetare.

  • do te shtoj edhe ca fjale per opozitarin e pavarur,ndoshta te vogel per nga sasia trupore,dhe gjatesia,nuk eshte dymetrosh,as edhe shpatullgjere,por eshte i madhe dhe nje gjgand ne mjedisin e Bllokmeneve te vjeter,dhe te rinje,apo siq edhe e thote vete,per bllokmenet e rinje pushtetmbajtesit e sotem, pushtetin matuf,te cileve nuk u ka perkitur dhe nuk u perket,sepse nuk i vallezon kto valle qe vallezohen nga ta,nuk ka talent,nuk din te vallzoje,por mbi te gjitha nuk ka deshire,dhe kjo eshte konkluzioni i ketij komenti per gjigantin e ardhshem te politikes ,ne truallin Pellazgo Shqipetare.Vota per te eshte nje vote per Europen e ardhmerise,nje vote per simpatizantet e shumte te Tije ne Kontinentin Amerikan,ne Azine e larget e te aferme,ne Afriken,mesdhetare,dhe ate jogore,si dhe ne ishujt e shumte te oqeanit dallgezues atlantik,dhe ne ato te oqeanit paqesore,dhe ky Kandidat i pavarur,eshte dhe do te mbetet i tille,dhe bllokmenet le ta kene zili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *