Ç’është xhubleta?

redaktor

I nderuar lexues! Xhubleta është veshje tipike e grave në një pjesë të Shqipërisë Veriore, mbi lumin Drin, nga Nikaj-Mërturi e Rugova deri në Malësi të Madhe dhe në disa pjesë të popullsisë shqiptare në Mal të Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Bëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahej e varur në supe me dy rripa të gjerë. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet analogji me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Kliçevac të Bosnjës (Jugosllavi), por edhe në vise të tjera të Mesdheut që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.s. dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *