Tani jam një shkrimtar i harruar. Nuk më lexon pothuaj njeri. Brezi i ri nuk më njeh fare Këto fjalë hynë papritmas dhe pa lidhje me bisedën që po bënim. I tha ato me pezëm dhe i menduar, me atë vetëpërmbajtje, që unë ia njihja mirë dhe që ai e thyente, qoftë dhe në raste të rralla, sa herë që guxonte të dilte nga vetja. Nuk ma kish thënë ndonjëherë kaq haptazi e të formuluar aq saktë, atë që unë ia kuptoja ose më mirë ia ndjeja herë pas here. Ishte drama e Mitrushit, drama e artistit, që faktorë jashtë tij e jashtë artit ia kishin ndërprerë dhunshëm procesin e krijimtarisë. Ai tanimë prej vitesh ishte kryesisht përkthyes, pra, këndonte këngë të huaja me zënë e tij, por jo të vetat. Të vetat i zienin përbrenda dhe hovet e tyre, e gjithë ajo pasuri shpirtërore e përvojë artistike, derdhej në veprat që shqipëronte. Kish kohë që kish pushuar së qeni autor. Ai tani siç e shqiptonte me një theks të veçantë, ishte “shqipëronjës”. Vërtetë kjo qe një punë fisnike, jo jashtë sferës së artit të fjalës, por prapë e pamjaftueshme për të. Ai e ndjente veten në radhë të parë shkrimtar dhe jo shkrimtar dosido. Ishte i bindur për vlerat që kish krijuar. Kur kish nisur këtë punë, fill pas vdekjes civile të burgut, e kish pranuar si të keqen më të vogël, por tani, me kalimin e kohës e me pjekurinë e moshës, pozicioni që kish, me sa dukej filloi ta shqetësonte. Ai ishte i ndërgjegjshëm për peshën e tij si shkrimtar. Pavarësisht nga rrethanat historike e politike, që kishin sjellë përmbysje të thella dhe kishin vendosur një hierarki tjetër vlerash, prapë gjykimi objektiv s’mund të mohonte se krijimtaria e tij përfaqësonte një zë krejt të veçantë, nga më të fuqishmit e më origjinalët e letërsisë shqipe. Por këtë të vërtetë askush nuk ia thoshte me zë të lartë, veç ndonjë prej shokëve të brezit të tij a ndonjë letrar i ri entuziast. Kurse për mendimin zyrtar as që bëhej fjalë. Vetëm heshtje dhe ndonjë stigmatizim i cërthortë politik.
“Librushka, dëshmi se mund të këndoj akoma”
Një ditë më solli dorëshkrimin e një vepre origjinale në vargje, poemën “Pylli i gështenjave”. U habita, por dhe u gëzova. Ishte krejt e papritur, sepse asnjëherë deri atëherë nuk më kish thënë që kish rinisur të krijonte. Një poemë për fëmijë, që rrëfente për vendlindjen plot mall dhe nostalgji, shkruar në frymën e këngëve popullore, me një thjeshtësi sugjestionuese e, mbi të gjitha, me një gjuhë të mrekullueshme. “E shkrova për fëmijët e mi, – më tha, – por thashë pse të mos e lexojnë dhe fëmijët e tjerë”. Në këto fjalë ai i shprehte të gjitha, gjë që do të thoshte se, më në fund, bëra dhe unë diçka, diçka për fëmijë, që s’besoj të sjellë ndonjë zarar. Poema u mirëprit në redaksinë tonë dhe u botua pa asnjë hezitim, po jehona ishte thuajse e vakët. Shtypi nuk shkroi ndonjë gjë, veç u pëlqye e u çmua nga miqtë e vjetër të letërsisë. Emri i tij si shkrimtar që dikur bartte aq zulmë e famë, tani tingëllonte krejt i panjohur. U provua ajo që ai më kish thënë se ishte vërtetë një shkrimtar i harruar. Megjithatë, botimi i poemës “Pylli i gështenjave”do të qe për të një sprovë e dyfishtë, sprovë me veten dhe sprovë me lexuesin, që ai e kish kaluar me sukses dhe që i kish dhënë një gëzim, sado që një gëzim të trazuar. Nuk ishte një ngjarje, po një episod i zakonshëm dhe këtë pozitë ai e përjetonte disi trishtueshëm. E kuptova apo, më mirë, e ndjeva gjithë sa ndodhte me të, kur ato ditë që kish dalë libri “Pylli i gështenjave”, në dedikimin që më bënte, do të shkruante këto fjalë: “Ish-shkrimtari plak me të fala shkrimtarit të ri Nasho Jorgaqi”. Mbaj mend që, kur e lexova, e mora më shumë si një shaka të hidhur, por në vitet që erdhën e sidomos tani kur e lexoj, me duket tronditëse. Megjithëse ishte në lulen e burrërisë, vetëm 51 vjeç, e ndjente veten të plakur e, ç’ishte më e dhimbshme, e kish nxjerrë veten nga radhët e shkrimtarëve. Ka në këto fjalë aq trishtim, po dhe aq ironi, që buron nga gjykimi paradoksal për vetveten, sa çdo koment është i tepërt. Gjithsesi, tek kthej tani kokën prapa dhe mundohem të evokoj situatat që përcollën “Pyllin e gështenjave” pesëdhjetë yjet të shkuara, më kujtohet fytyra e Mitrushit në çastin kur erdhi në zyrë dhe më dhuroi librin. Një fytyrë pa atë gëzimin e natyrshëm, që zgjon një rast i tillë, aq më tepër kur, jo njëherë, kisha dëgjuar prej tij të thoshte se “botimi i një libri është festë shpirtërore”. Tek ia kujtoj fytyrën e atij çasti, sepse më shumë sesa gëzimin më dukej se lexoja mendimin e mllefosur se “ja, dhe unë, e nxora një librushkë për fëmijë pas afro 15 vjetësh”. Që do të thoshte “ja dëshmia ime se mund të këndoj”. …Punoi kështu në heshtje për afro tre vjet dhe, kur veç një ditë, pa u ndjerë, e paraqiti për botim dorëshkrimin. Ishte përmbledhja me përralla “Xinxifillua”, një vepër krejt e veçantë, ku përralla, në pendën e një rrëfimtari të madh si Kuteli, ish shndërruar në një krijimtari të mirëfilltë letrare. Lënda folklorike aty ishte gatuar e plazmuar me kritere estetike, përmes një pasurie gjuhësore të jashtëzakonshme dhe stili magjepsës, ku ndjehej bukuria dhe forca e fjalës shqipe, muzika e saj burimore. Në botën e mugët të Mitrushit krijues kish hyrë një rreze drite. Në këtë mes, më shumë sesa kënaqësia e botimit të veprës, më e rëndësishme ishte rigjetja e vetvetes në fushën e krijimtarisë, një fushë, ndonëse dytësore, pa telashe e pa rreziqe, larg tensioneve dhe presioneve të ditës. Ku kish gjë më të mirë se të jetoje në botën e përrallave!
Një shpirt i trazuar, i paqetë
Për të gjitha këto, vite më vonë unë do t’i tregoja I. Kadaresë, të cilit i bënë përshtypje, sidomos takimi me M. Shehun dhe, kur shkroi romanin “Nëntori i një kryeqyteti”, rastin e Mitrushit do ta shfrytëzonte si prototip për të krijuar figurën tragjike të shkrimtarit. E kam lexuar disa herë letrën e Mitrushit drejtuar kreut të shtetit, shkruar në një moment të gëzuar e të trishtuar të jetës së tij. Vërtet jubileu i Bankës së Shqipërisë i jepte shkas të bënte bilancin e kontributeve të veta në këtë lëmë, që i kushtoi moshën më të mirë, dhe të evokojë kujtime që ngjallin emocione. Por ajo që të trondit në këtë dokument të rrallë epistolar (nga paragrafi i parë deri te ai i fundit) është drama e njeriut dhe e artistit Mitrush Kuteli. Edhe pse pjesën më të madhe të letrës e zë rrëfimi për jetën e tij në rrjedhën e ngjarjeve dhe problemeve që lidhen me Bankën Shqiptare, kryesore mbetet rrëfimi i sinqertë e transparent, gjyqtimi realist që i bën vetes, kurajoja fisnike për të pohuar arritjet e veta, por dhe për të parë me sy kritik të kaluarën e tij. Dhe, si gjithnjë, dinjitoz, pa tone qaramane, larg çdo lloj servilizmi. Në çdo resht ndjehet pesha e personalitetit të tij, që, ndonëse në ditë të vështira, kur mjekët e kanë këshilluar të mos punojë fare, ai tregon për planet e punës së tij krijuese. Thotë se prej kohësh po punon, pasi ka lexuar një bibliotekë të tërë, një roman nga jeta dhe lufta e ilirëve. Se këtë “vegim ilir” po e hedh në letër për të ngjallur të kaluarën e stërgjyshërve tanë. E jo vetëm kaq, po mendon dhe për triologjinë “Njerëz nëpër jetë” dhe një histori të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Dhe, pasi shpërfaq gjithë këtë front të gjerë pune që i ka hapur vetes, shkruan: “Shpesh pyes veten: pse nuk qetësohesh? Ç’të duhen ty preokupimet e gjithanshme?… unë jam marrë me të gjitha dhe, me sa duket, të gjitha i kam bërë me shpirt”. Por kulmi i rrëfimit të tij dramatik janë ato radhë, kur shkruan se “Jeta ime ka kaluar mbi periudha të ndryshme. Unë kam dashuruar shumë, kam urryer shumë, kam punuar shumë dhe … fatkeqësisht kam gabuar shumë. Po kurrë s’kam ndjekur karrierën dhe pasurinë”. Në këtë pohim nuk ka asnjë lloj konformizmi. Është dialektika e jetës, që shpalos haptazi e pa kurrfarë droje. Pas këtyre fjalëve qëndron vepra e tij, dëshmi e vlerave të tij të padiskutueshme, që s’ka nevojë për apologji. Nuk di që pas kësaj letre Mitrushi të ketë marrë ndonjë përgjigje. As ndonjë përkujdesje të tërthortë nga kreu i shtetit. Di që letra e tij nuk ka asnjë lutje dhe asnjë kërkesë konkrete. Ai e mbyll letrën me fjalët “… s’kam dëshirë tjetër: veç të punoj në këta pak vjet që më kanë mbetur”.
Besnik i vetvetes
Megjithëse koha që jetonte e kish cenuar dhe goditur individualitetin e tij, kish hedhur hije mbi personalitetin e ngritur me punë e vepra plot vlera, ai nuk jetonte e s’kish si të jetonte jashtë kohës së vet. Shkruan vjersha e poema, reportazhe, artikuj e parathënie, e mbi të gjitha lëvron prozën e gjatë, novelën dhe romanin. Zbret në historinë e lashtë të popullit të tij, vozit nëpër botën e përrallave, jepet pas meditimeve, që i zgjon natyra, dialogon me drurët, shpendët, kafshët, sendet. I këndon vendlindjes, peizazhit e florës së saj, bajames e plepit, panjës dhe qershisë, kroit të kodrës, zogut të dallëndyshes, por mediton dhe për stinët e motit e për stinët e jetës njerëzore, për pleqërinë ardhur para kohe.
Një e mirë që i kishte ardhur vonë
Më në fund, aty nga fundi i vitit 1963, për herë të parë filloi t’i jepej leje krijuese 2-3 muaj në vit dhe, ç’është më e rëndësishme, orar pune i reduktuar. Kur e takova aso kohe dhe e urova, i erdhi mirë, por shtoi se kjo e mirë i kish ardhur vonë, shumë vonë, kur dëshira e plane kishte plot, por mundësitë fizike i qenë kufizuar si asnjëherë. Kish dalë para komisionit mjekësor dhe e kishin këshilluar të pushonte, të mos punonte. Qeshi hidhur: “Ç’hyjnë në punë raportet mjekësore tani, kur jam me leje krijuese”. E pra, i duhej të krijonte dhe, në këto kushte, duke u dhënë gjak veprave nga gjaku i tij, ashtu si nositi i Lasgushit.
Dyzimi Kuteli-Pasko/ Shkrimtari “i vdekur” me qytetarin e gjallë
Ndodhte paradoksi i dhimbshëm: në qenien e tij bashkëjetonin shkrimtari “i vdekur” me qytetarin e gjallë, Mitrush Kuteli me Dhimitër Paskon. Këtë dyzim ai e përjetonte thellë brenda vetes, bile, në raste të caktuara, dramatikisht. Ishte drama e tij, që në këto raste unë ia lexoja në sy, e dalloja nga brenga e fytyrës, ia kapja në nervozizëm e sipër, ia shquaja nga ironia dhe nga ndonjë rorauz që hidhte. E ndjeja qartë veçanërisht nga heshtja që e mbërthente, kur flitej apo diskutohej për letërsinë e ditës. I vetmi shqetësim që shfaqte haptazi e pa droje, ishte ai për gjuhën. Në këtë rast ai merrte zjarr. Si mund të bësh letërsi pa njohur dhe pa ditur të përdorësh gjuhën?! Gjuha shqipe ishte toka e tij e shenjtë, toka që ai e lëvronte me aq përkushtim, ndaj askush nuk mund ta ndalonte të fliste, ta mbronte e t’i dilte zot. Në qoftë se nuk kish në dorë të ndikonte në fatin e Shqipërisë, kish talentin e madh t’i shërbente asaj, si mjeshtër i gjuhës shqipe, duke zbritur në thellësitë e saj e duke nxjerrë në dritë forcën, bukurinë, pasurinë, muzikën. Ai fliste për të larg çdo retorike dhe ndodhte, kur e dëgjoje në raste të veçanta, sikur shqiptonte ndonjë rit fetar, thua se fliste me vete. Ato që dëgjonim prej tij, qenë mendime e shqetësime, vërejtje e këshilla kryesisht në lëmë të përkthimeve, që kishin të bënin me gjuhën shqipe, me pasurinë dhe bukurinë, me aftësitë e saj shprehëse, marrë e trajtuar sidomos në plan krahasues, me gjuhët nga përkthente. Kurse për letërsinë origjinale, atë që krijohej në kohën e tij ose atë ç’kish krijuar vetë, rrallë e tek fliste. Edhe kur binte fjala, tregohej i vetëpërmbajtur ose fliste si për diçka të largët. Unë e kuptoja pezmin e tij, që vinte nga sedra e lënduar dhe nga shpërfillja, nga fakti që ai e ndjente veten të përjashtuar padrejtësisht nga vatra e shkrimtarëve. Por thellë tij krijuesi nuk kish vdekur dhe kjo dukej qartë jo vetëm në përkthime, të cilat ai i quante “rikrijime”.
Shtëpia e Sterio Spasses, teqe e vakëf i shkrimtarëve
I vetmi vend, ku shkonte me qejf, ishte shtëpia e S. Spasses, e kthyer në një si lloj klubi të vogël, ku mblidheshin herë pas here miq të brezit të tij, jo vetëm Nonda, po dhe E. Çabej, M. Domi, N. Hakiu, M. Gërblleshi, I. Mal Osmani, Z. Cikuli e ndonjë tjetër. Këtë shoqëri herë pas here e bënte më të këndshme Merushja ose Rusha, e shoqja e M. Gërblleshit, një grua e bukur dhe e zgjuar, po dhe etnografja erudite Andromaqi Gjergji. Edhe unë shumë herë kisha pasur rastin të gjendesha në këtë shoqëri intelektuale, që ndryshonte disi nga ato jashtë saj dhe ruaj kujtime të bukura. Më kanë mbetur në mend sytë e Mitrushit, që në këtë mjedis merrnin një shkëlqim gazmor dhe ai ndjehej i çlirët. Vështirë të thuash për praninë e Mitrushit në mjediset publike të Tiranës së viteve 50-60. Qendra më e rrahur nga intelektualët e asaj kohe ishte Klubi i Shkrimtarëve, në krah të Teatrit Popullor. Atë e frekuentonin dhe shkrimtarë të brezit të vjetër, si Lasgushi, M.S. Gurra, A. Asllani etj., po rrallë ma kish zënë syri Mitrushin. Kjo tërheqje vinte, me sa duket, nga që ai s’e gjente veten aty, po dhe nga fakti se ai, siç më thosh, s’i kish pasur qejf klubet e kafenetë. Ishte njeri i kabinetit.
Kuteli, shpresë e besim të Mehmet Shehu
Në situatën e krijuar, kur Lidhja e Shkrimtarëve nuk i zgjaste dorën dhe Shtëpia Botuese i kërkonte punën e normuar, kur rreth 50 vepra të përkthyera dhe ndonjë origjinale mbanin emrin e tij, kur kish nisur të rifitonte paksa besimin në vetvete, vendosi të guxojë të trokasë në instancën më të lartë shtetërore. I shkroi kryeministrit Mehmet Shehu një letër të gjatë, që e quante Shkurtime kujtimesh, duke marrë shkas nga festimi i 15 vjetorit të Bankës së Shtetit Shqiptar. Përse iu drejtua atij? Së pari, si kryetar i shtetit, me të cilin kishte të drejtën të ndante gëzimin e ditës jubilare duke qenë një nga figurat e shquara në historinë e Bankës Shqiptare, me vepra të mirëfillta shkencore, me mbrojtjen që i kish bërë këtij institucioni kombëtar në kohë të trazuara si dhe me punën e pazëvendësueshme për ringritjen e saj pas Lufte, kur ishte ndeshur me bankierët grabitës të Beogradit, gjë të cilën e pagoi shtrenjtë. Së dyti, te M. Shehu kishte një farë besimi, me që e kish takuar njëherë në tetor të 1944-s në rrethanat e vështira të luftës. Kur kish dalë në zonën e lirë partizane, pas sabotimit që u kish bërë përpjekjeve të gjermanëve për të emetuar një monedhë të re, natën e parë që kish arritur atje, e kishin çuar në një shtëpi të Priskës, ku ndodhej shtabi. Në mes të një dhome ai kish parë një ushtarak të përkulur mbi hartë. Ky kish qenë M. Shehu. Ai kish ngritur dritën e petromaksit në drejtim të të porsaardhurit dhe i kish thënë me një ton keqardhës dhe qortues: “Vonë, shumë vonë”. Mitrushi e kish ndjerë veten ngushtë dhe nuk kish folur. Por ndërkaq, siç do të shkruante në kujtimet e tij, “E kuptova gabimin tim të madh: pse nuk isha hedhur me kohë në luftën partizane”. Atij fashistët i kishin vrarë babanë, i kishin djegur shtëpinë. Ai tërë jetën kish jetuar me punën e vet. Për këtë ngjarje dhe hollësi të tjera nga jeta në zonën e lirë partizane do të më tregonte jo pa nostalgji, siç do të kujtonte dhe poemën “Letra e fundit e djaloshit partizan”, që e kish shkruar ato ditë të paharruara.
Nesër do të lexoni:
“Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret”!
Letër (testament) që Pasko ia ka lënë bashkëshortes së tij, Efterpit, dy muaj para se të vdiste

Nasho,
profesor Nasho…
Jeni njeri me dije, dhe me kujtese te mbajtur forte…
Jeta ju ka dhuruar shume udhetime dhe njohje…
Dhe shume miqesira, me miq qe here i kishit kunder dhe here po shfaqeni kunder tyre…
Beni mire qe rrefeni,
ka njerez qe ju ndjekin, ne rrefimin e udhes tuaj…
Rrefimi ben mire, nese eshte sa me i sinqerte, profesor…
Ja, presim neser dhe lexojme.
Keto qe po shkruani profesor Nasho,mund te jene gjerat me te cmuara qe do te mbeten nga penda juaj.Eshte fat i madh,qe keni punuar,madje keni drejtuar,te perunjurit shkrimtare dhe shqiperonjes te rralle te letersise shqipe.Cfare mbeten nga ajka letersise boterore,mbeten nga keta martire te neperkembur,jo nga “kurvat e trishta,kukullat e zgjyrrosura” te proletariatit.Ju keni pasur fatin te jetoni mes tyre,si Oberfyhreri njerezor i sklleverve cifute Max Shindler…
Vedat Kokona,Sotir Caci,Klio Evangjeli,Lasgush Poradeci,Dhimiter Pasko,Vexhi Buharaja,Skender Luarasi jane shkolle,jane katedra e gjuhes dhe letersise shqipe.Ne terrorin e llumit te proletariatit ishin te denuar te punonin si skllever ne heshtje,me norme perkthimi.Ndonjehere as autoresine nuk lejohej ta publikonin.Ishin te shkolluar,ishin te specializuar,ishin te doktoruar ne universitetet me te njohur te Europes.Por “Tanet” nuk ishin te shkolluar.
Ne vitet kur ATA nuk ishin tanet,nje letersi e taneve botohej ne shtypin e dites dhe ne ndermarrjen botuese.Kane kaluar shume kohe dhe koha ka filtruar llumin.Ne tesgat e ures se Lanes kane mbetur “Nje emer mes Yjeve”,nje ushtri me militante te realizmit terrorist dhe veprat e pashitura te partise dhe sh.Enver.Akoma me dreq eshte letersia e rrumpalles,letersia e mbeses se Vucidolit,cdo furyfycke me para mund te botoje.keta nuk gjinden tek tezgat ,sepse i dhurojne librat neper shoke..Me ne fund ja arritam kesaj dite!Llumi proletariatit dhe llumi malokeve u shkolluan te gjithe.Vucidoli u be dy here president dhe dy here kryeminister.Zhelali,daullexhiu i kalase se Dodes u be DR dhe PR .Vecse me ja stampu si targe makine,,se ato tituj ne surrat te malokut,ngjajne si breket Armani ne bythe te derrit.
Asaj qe i tremben me shume shkrimtaret prodhimtare eshte koha.Vjen nje dite dhe behen te palexueshem,vepra e tyre ishte nje sugjestjon i rrejshemm i kohes kur jetuan,Ngjajne me shume me prestigjatore qe mahnisin spektatoret,por vetem aq.Deri aty,sepse sapo mesohen sekretet e trukut,sugjestjoni nuk funksionon me.Shkrimtare te adhuruar te kohes qe lame pas na cudisnin me aeroportin e Stokholmit,me Pasternakun me pizhama,po tani qe shqiptaret mesyne jo Stokholmin,por edhe Antartiken,nuk cuditen fare,por thone:- te genjyer qe na paska bere,na i shiti vetratat duroalumin per ar e argjend.!
Aq e ka hibridi vleren.Dalin hibride te tjere qe zhvleresojne te parin. Ai qe nuk zhgenjen eshte ky gjeni i letersise kombetare,me palce Shqiperie,me arome luleshtrydhe,me sterkala shkumbanore.Ky eshte ai qe helmi i cmireqenve e coi deri aty sa ti tronditet besimi ne vendin e mbretit pa kurore ne letersine shqiptare dhe ballkanike. Ky eshte shkrimtari i harruar.Ky eshte Mitrush Kuteli.Kur Shqiperia te mos kete miljona vetem per kuplara,mitingje dhe motele..Kur nje brez atdhedashes te shpenzoje per kinematografine e harruar shqiptare,do te shihni cfare kryeveprash do te dalin nga “Vjeshta e Xheladin Beut”,”Xha Brahua i Shkumbanores”,Qetesi para fertyme”,Gjonomadhe e Gjatollinj,,,etj,etj
I larte Lis Dushku…
Tere mesazhi Juaj, eshte nje prani e qarte e shpirtit shqiptar, e karakterit shqiptar, e lirise qe kurre nuk ka munguar (edhe) ne kete vend, pavaresisht cfare ka sunduar dhe dhunuar…apo cfare orvatet ta na mashtroj sot.
Dhe, vazhdon te mbetet e pranishme, madje, per mrekulline e te kundertave, shkon e shfaqet edhe ne rrefimin (sado te paplote) te Nasho Jorgaqit…!
Me lejo ta citoj, per etike jo teresishem:
…
Keto qe po shkruani profesor Nasho,mund te jene gjerat me te cmuara qe do te mbeten nga penda juaj.Eshte fat i madh,qe keni punuar,madje keni drejtuar,te perunjurit shkrimtare dhe shqiperonjes te rralle te letersise shqipe.Cfare mbeten nga ajka letersise boterore,mbeten nga keta martire te neperkembur,jo nga “kurvat e trishta,kukullat e zgjyrrosura” te proletariatit.Ju keni pasur fatin te jetoni mes tyre,si Oberfyhreri njerezor i sklleverve cifute Max Shindler…
Vedat Kokona,Sotir Caci,Klio Evangjeli,Lasgush Poradeci,Dhimiter Pasko,Vexhi Buharaja,Skender Luarasi jane shkolle,jane katedra e gjuhes dhe letersise shqipe.Ne terrorin e llumit te proletariatit ishin te denuar te punonin si skllever ne heshtje,me norme perkthimi.Ndonjehere as autoresine nuk lejohej ta publikonin.Ishin te shkolluar,ishin te specializuar,ishin te doktoruar ne universitetet me te njohur te Europes.Por “Tanet” nuk ishin te shkolluar….”
Por, sidomos pjesa permbyllese, do duhej cituar e perseritur papushim, si kujtese e krimit qe ka ndodhur, por edhe shpreses qe pa asnje medyshje mbetet gjalle:
“….
Kur Shqiperia te mos kete miljona vetem per kuplara, mitingje dhe motele.. Kur nje brez atdhedashes te shpenzoje per kinematografine e harruar shqiptare, do te shihni cfare kryeveprash do te dalin nga “Vjeshta e Xheladin Beut”, ”Xha Brahua i Shkumbanores”, Qetesi para fertyme”, Gjonomadhe e Gjatollinj,,,etj,etj…”
Se Zoti vete e tha me goje…
Duan ta ndyjne margaritarin e letersise shqipe.”Shkoi me trupat rumune te luftoje ne Stalingrad”(!) Shkoi deri ne Stepanovka,or proletare,shkoi ne Ukraine,shkoi te perktheje Shefcenkon,shkoi t`i marre ere tokes,qe nxorri Turgenjevin,shkoi te shohe pyjet me meshtekna,.Or Kadare,or llum i proleteriatit,por truri jot nuk e rrok dot letersine e fisnikeve,sepse ti je nje OMGJ.Je nje prestigjator i sensacioneve,qe terheq nje trume me budallenj prapa.Ku e ndjen ti c`eshte Turgenjevi,c`jane princat ruse ne letersi!!!!Shko degjo trumpetat krrakavitese te Majakovskit dhe lere te qete martirin e rrefenjave shqiptare Mitrush Kuteli.