Piu 35 viagra, punëtori i ndërtimit 5 ditë ereksion

Dita

Një ndërtues në Britani i cili mori 35 pilula viagra në një orë përfundoi në spital me një ereksion që i zgjati pesë ditë.

Suvatuesi Daniel Medforth tha se i piu pilulat për gallatë, pas një basti që kishte vënë kur ishte pak i dehur. Ai shkoi në spital, por mjekët i thanë “të dilte jashtë”. 36­-vjeçari tha se nisi të kishte halucinacione, gjithçka i dukej jeshile. “Kisha një ereksion të madh që nuk do të largohej”.

Pasi e pa se nuk mund të bënte asgjë, Daniel, baba i dy fëmijëve i tregoi gruas së tij, e cila telefonoi ambulancën. Ai tha se mjekët ishin shumë profesionalë, por pavarësisht përpjekjeve ata nuk e mbanin dot të qeshurën.

Mjekët dhe infermieret më thanë të shporresha”, tha ai. Daniel nga Withernsea, Yorkshire Lindor kaloi ditë në shtrat për tu shëruar. Fatmirësisht gruaja e fali atë, edhe pse ai tha se ereksioni i gjatë nuk i hyri në punë

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *