Një zjarrfikës ka lënë në mes ceremoninë e tij të martesës, për të shpëtuar jetën e një dasmoreje, e cila po mbytej nga ushqimi.
I shtyrë nga reflekset e profesionit, Cody Campbell ka vrapuar menjëherë sapo ka dëgjuar gruan tek kollitej, për shkak të një cope bifteku që i kishte zënë fytin. 30-vjeçari i ka ardhur menjëherë në ndihmë gruas, duke i shpëtuar jetën. Dasma u zhvillua të shtunën në kontenë Orange, Kaliforni.
Ka qenë pikërisht fotografi i dasmës ai që ka xhiruar videon. Cody punon në Departamentin e Zjarrfikëseve në Los Angeles. Ai thotë se t’i shpëtosh jetën dikujt në ditën tënde më të bukur është diçka që do të mbahet mend gjithë jetën.
https://www.youtube.com/watch?v=NFnk5XHK7eo

Mos keni ndonje vidio tjeter, se kete qe keni nxjerre nuk kuptohet qe dhendri ka shpetuar dasmoren. Megjithe ate kjo eshte e besueshme se amerikanet nuk te falin ne ushqim dhe bifteket i kane te trashe dhe te papjekur mire brenda (mishi i kaut eshte me gjak), jane llupsa nuk e coptojne mishin por e llufasin ate si krokodile apo kafshe te egra mishengrenese. Zjarrefikesit ne Amerike nuk jane vetem te tille, por ata jane te afte dhe te japin shume shpejt ndihmen mjekesore te pare njesoj si ata te urgjences.
Sa mire qe nuk arrijne te mbyten ne Shqiperi njerezit ! Krokodilat poltikano-mafioze nuk mbyten e nuk mbyten !
Per njerezit ne Shqiperi , kane pak problem , litari dhe fotoksina ! Por tani me refomat , do te zbusim edhe efektin mbytes te litarit dhe fotoksines !