Një i ri është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë kundërshtuar forcat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoxharë e Vjetër, Fier ku është arrestuar Liridon Bajraktari, 22 vjeç dhe u shpall në kërkim Sh.B., 21 vjç.
Kjo pasi në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:30, në një lokal në fshatin Levan, Fier, kanë kundërshtuar me forcë patrullën e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
Po për këtë ngjarje filloi procedimi penal për shtetasin: E.R, 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka mbajtur të hapur lokalin jashtë orarit të përcaktuar dhe në lokal kishte muzikë me volum të lartë.
