Bashkimi Europian bën një hap përpara në luftën kundër mafies që trafikon emigrantë në Libi. Autoritetet e BE-së vendosën dje të kalojnë në fazën e dytë të operacionit ushtarak “Eunavfor Med” që u dislokua në qershor për të neutralizuar trafikantët. Kjo fazë përfshin që barkat dhe avionët ushtarakë që deri tani thjesht mblidhnin informacion në zonë, mund të përdorin forcën për të ndaluar personat e dyshuar për pjesëmarrje në këtë biznes.
Megjithatë këto operacione mund të bëhen vetëm në ujërat ndërkombëtare. Për të hyrë në territorin libian duhet një mandat i OKB-së që nuk lëshohet për shkak të dyshimeve të Rusisë për shkatërrimin e anijeve dhe Shteteve të Bashkuara që nuk do të vërë në punë mjete ushtarake në një operacion që beson se lidhet më shumë me tentativa për të frenuar emigrimin se sa për ndalimin e mafies.
Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme Europiane, Federica Mogherini e kërkoi disa ditë më parë kalimin në një fazë më të përkushtuar të misionit ushtarak në Libi. Shtetet anëtare kanë dhënë viston e tyre, por për dislokimin shtesë të ushtarëve dhe mjeteve duhen ende disa ditë, shpjegojnë burime nga BE, të cilët japin si datë orientuese fillimin e tetorit.
Po këtë javë autoritetet ushtarake do të takohen për të vlerësuar se cilët vende do të ofrojnë mjete dhe personel dhe nëse ato mjaftojnë për të mbuluar objektivat. Qëllimi përfundimtar i misionit, i ashtuquajturi faza tre, konsiston në shkatërrimin e anijeve dhe arrestimin e trafikantëve në terrenin libian, por për këtë operacion evropian kërkohet një kërkesë nga qeveria libiane (që BE e përjashton) ose nga OKB që ende debaton nëse duhet ta japë atë leje.
Ky operacion ka një kohëzgjatje fillestare prej 12 muajsh dhe përveç se do të përpiqet të shkatërrojë mafien, do të realizojë gjithashtu shpëtimin e emigrantëve. Për fazë të parë të tij, operacioni “Eunavfor Med” arriti kapacitetin e plotë operativ më 27 korrik, me pjesëmarrjen e katër anijeve (një italiane, një britanike dhe dy gjermane); ashtu si dhe 5 avionëve dhe dy helikopterëve (të sjellë nga Italia, Britania, Franca dhe Luksemburgu). Vlerësohet se për detyrën e re do të jenë të nevojshme 7 fregata shtesë, si helikopterë, dronë dhe nëndetëse. /DITA

BE-JA TE NDERMARRE AKSION USHTARAK KUNDER ISIS, TE CILIN E NGRITI LART ME “DUART E SAJA”, DUKE MBYLLUR SA ME SHPEJT KONFLIKTIN NE ATE RAJON, KONFLIKT TE CILIN E KA CELUR VETE.
NE KUSHTET KUR TE GJITHE NJEREZIT DUAN TJA “MBATHIN ME TE KATRA” NGA AI RAJON, TRAFIKANT MUND TE BEHET EDHE AI QE NUK E KA PATUR FARE NE PLAN KETE KARRIERE.