Ekspertët mjekësorë që kanë kryer studime lidhur me këtë varësi, e kanë cilësuar jo më si një zakon, por si një çrregullim obsesivo-kompulsiv.
Miliona njerëz në botë vuajnë nga dëmtimi i thonjve si pasojë e varësisë ndaj ngrënies së tyre, varësi shpesh e dhimbshme kur kafshimi i tyre arrin deri në rrëzë. Nga një zakon i tillë shpesh është shumë e vështirë të shkëputesh, madje edhe më e vështirë se lënia e duhanit. Deri më tani kafshimi i thonjve është parë thjesht si një huq i keq, por i padëmshëm.
Ndërkaq, mjekët ekspertë kanë filluar që ta shohin më nga afër një zakon të tillë dhe janë shprehur se cilësimi i tij duhet të ndryshojë nga i ashtuquajtur ‘zakon i thjeshtë dhe i parrezikshëm’ në ‘çrregullim obsesivo-kompulsiv me të drejta të plota’.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë është duke u përgatitur që në numrin e ardhshëm të Manualit të Diagnozave dhe Statistikave të Çrregullimeve Mendore ta ndryshojë përcaktimin e ngrënies së thonjve nga ‘të paklasifikueshëm’ në ‘çrregullim obsesivo-kompulsiv”, raporton NBC.
Zakonet që janë të lidhura me këto çrregullime përfshijnë veprime të përsëritura, si: ‘larja shumë e shpeshtë e duarve’ dhe ‘prekja e flokëve me duar’. Sëmundja karakterizohet nga mendime dhe frikëra të paarsyeshme që çojnë në sjellje të tilla të përsëritura.
“Ngrënia e rastësishme e thonjve nuk është tregues i një çrregullimi”, sigurojnë ekspertët mjekësorë. “Kapja e shpeshtë e flokëve me duar dhe ‘pastrimi i shpeshtë i lëkurës’, nuk është tregues i ndonjë çrregullimi, nëse nuk është një sjellje e pariparueshme, shqetësuese dhe nëse nuk plotëson një stad të caktuar që arrin stadin klinik”, tha për NBC-në Karol Metjus, psikiatrja e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko.
“ Por ky nuk është rasti i pjesës më të madhe të thonjngrënësve”, tha ajo. Ngrënia e thonjve konsiderohet e rëndë kur bëhet zakon dhe shkatërrues, kur dëmton duart duke i bërë të paafta në përdorim dhe çon në infeksione të përsëritura të tyre.
Ndonjëherë thonjngrënësit mund të infektohen, por më shpesh ky zakon të çon në një rritje të rrezikut të ftohjeve kontraktuese dhe sëmundjeve të tjera, sepse inkurajon përhapjen e mikrobeve nga thonjtë deri në buzë dhe gojë.
Thonjngrënësit, duke u përpjekur që të dalin nga varësia e tyre, do të shohin se do të jenë më pak të prirur për t’i futur gishtat në gojë, nëse i lyejnë me lëng limoni ose salcë të nxehtë.
Ish-thonjngrënësit të cilët e kanë lënë zakonin shprehen se ndihmon gjithashtu edhe mbështjellja e thonjve me fasha të ndihmës së shpejtë, për t’i mbajtur duart e tyre estetikisht të bukura.

une e di qe osht qrregulim po qysh me lan o problemi
po osht cregullim po qysh me lan qykjo ka fundin pom pelqen mi mbeshtjell duart me fashe te ndihmes se shpejt por more a duken mire mos tkeshin me mu tani