Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje një profesor në kampusin e Universitetit Shtetëror të Deltas në Klivlend të Misisipit.
Ngjarja ndodhi pak para orës 11:00 lokale (17:00 ndërkombëtare), ndërsa viktima është identifikuar si Itan Shmid, profesor në Katedrën e Historisë.
Policia është vënë në kërkim të atentatorit, i cili është arratisur nga kampusi, ndërsa mësimi është pezulluar.Shmid, i specializuar në historinë e Amerikës dhe periudhës koloniale, u qëllua në zyrën e tij në një nga godinat e universitetit me 3500 studentë, që ndodhet në kufi me shtetin e Arkansasit.
Një koleg e cilësoi viktimën si “zotëri në tërë kuptimin e fjalës” dhe “familjar shembullor”.
