Përplasen dy automjete në Tiranë-Elbasan, plagoset një person

Dita

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë, Elbasan, duke shkaktuar një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tunelit të Elbasanit, ku automjeti tip ‘Nisan’ me targa AA937IS që drejtohej nga shtetasja S.M., 20 vjeçe është përplasur me mjetin tip ‘Hundai’ me targa AA391 HG.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Hundai’, i cili është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *