Vllaznia reagon me një notë proteste, të cilën ua ka dërguar drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, për ngjarjet e sfidës me Partizanin, të cilën kuqeblutë e humbën me rezultatin 1-2.
Shkodranët pretendojnë se gjykimi i Kreshnik Cjapit ka qenë i qëllimshëm dhe tendencioz në dëm të Vllaznisë, çka sipas tyre është vërtetuar edhe nga moviolat në emisionet sportive.
Klubi kuqeblu pretendon se: “Nuk është dhënë një karton i kuq në dëm të një lojtari të Partizanit për gjest antisportiv, nuk u dha një 11-metërsh i pastër në favorin e Vllaznisë si dhe u dha një 11-metërsh i paqenë në favor të Partizanit, shoqëruar edhe me kartonin e kuq për Arbrin, çka bëri që ndeshja të prishej”.
Më tej në këtë notë proteste shkruhet: “I gjithë ky presion i gjyqtarit, shoqëruar edhe me fyerje dhe ofendime të tij në adresë të futbollistëve tanë, bënë që ata në momentin e dhënies së 11-metërshit kundër nesh, shoqëruar edhe me dhënien e kartonit të kuq për Arbrin, të tërhiqen nga fusha e të shkojnë drejt pankinës me qëllim për t’u konsultuar me stafin teknik për veprimin që duhet të bënin më tej, sepse ishin të tmerruar nga padrejtësitë që po iu bëheshin megjithatë pa patur qëllim bojkotimin e ndeshjes.
Në rrethana të tilla, KF Vllaznia kërkon dënimin maksimal të arbitrit Cjapi dhe përjashtimin e tij nga Kategoria Superiore, duke qenë se është përsëritës me gabime të tilla në shumë ndeshje të Vllaznisë dhe jo vetëm të saj. Natyrisht, duke menduar se veprime të tilla të këtij arbitri nuk janë të qëllimshme, por kanë ardhur nga paaftësia e tij. Nëse nuk merret masa ekstreme ndaj Cjapit, persona të caktuar në FSHF, përmes arbitrave, komandojnë Superligën shqiptare”.

Cjapi ne Puke u ndie se u kthye ne Cjap i eger dhe desh mori malet e Pukes , kur dolen lojtaret e Vllaznis jashte nga batertija e tije ju kujtua Cjapit kopeja e tije qe e priste ne federate . Ndeshja se pari duhet te riluhet ose te i jepet Vllaznis se Shkodres fitorja kurse Cjapin ta lene te lire ne kullosen e tije federat .
Me gjykimin skandaloz te albitrave pra te Cjapit me shkoke qe ishte pa dyshim ndikues direkt ne humbjen e Vllaznis Shkodres .
CJAPI i tregoj gjithe futboll dashesve se çfar ere te qelbur mbane vatha e tije e albitrimit .