Java e 4-t e Kategorisë Superiore do të shtrihet në 3 ditë, nga e shtuna në të hënë. Në programin e kësaj jave do të luhen dy ndeshje të shtunën dhe dy të dielën, oraret e të cilave do të jenë të njëjtë, teksa të hënën do të luhet një nga dy supersfidat e javës.
Raundi i 4 i këtij edicioni që do të pasojë mesjavën e kupës do të nisë me sfidën e “Niko Dovanës”, Teuta – Tërbuni, takim që do të luhet të shtunën e 19 shtatorit në orën 16:00. Në të njëjtën datë, por në orën 19:00, do të luhet supersfida e “Qemal Stafës”, Partizani – Kukësi. Një sfidë e vendosur në një orar që nuk përplaset me asnjë nga sfidat e mëdha europiane, për ti dhënë mundësinë tifozëve ta shijojnë në maksimum.
E diela do të jetë po kaq e rëndësishme, me dy ndeshje të tjera që parashikohet të dhurojnë emocione. Në orën 16:00, Laçi do të presë në stadiumin “Kastrioti”, Bylisin, një duel interesant dhe midis dy skuadrave në kërkim të suksesit të parë sezonal. Mbrëmja e së dielës do të mbyllet me përballjen midis dy emrave të rëndësishëm Flamurtari – Vllaznia. Në orën 19:00 stadiumi “Flamurtari” pritet të hapë dyert këtë sezon, me impiantin që tashmë ka dhe një fushë të re për të ofruar më shumë cilësi.
Ndërkohë java do të mbyllet me supersfidën e dytë të saj, Skënderbeu – Tirana. Në Korçë rikthehet “Monday Fotball” pasi ky duel do të luhet të hënën e 21 shtatorit në orën 20:00. Një supersfidë që vjen pas aventurës në Europa League për kampionët, dhe me një orar i tëri për tu shijuar.

Po Cjapin e kopese pa çoban ku e caktoj ne kte jave albitrin kamikaz qe nuk pyet rregull .