Kosova në UNESCO, Daçiç notë proteste edhe Shqipërisë

anazapta

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç u ka dërguar 44 nota proteste vendeve të cilat e kanë përkrahur kërkesën e Kosovës që Këshilli Ekzekutiv i UNESCO­s të flasë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas gazetes se Beogradit “Veçernje Novsosti”, shefi i diplomacisë serbe në tekst “ka arsyetuar” shkaqet juridike, politike, shpirtërore e kulturore që për Beogradin janë të papranueshme që Kosova të zërë vend në Paris, në selinë e UNESCO­-s, transmeton Koha.net.

Këshilli Ekzekutiv i UNNESCO­s do të mblidhet nga 7 deri më 22 tetor e kërkesa e Kosovës, propozues zyrtar i të cilës është Shqipëria, është futur në projektin e rendit të ditës. Për të do të deklarohen 58 vendet anëtare të KE­së e votimi pritet të ndodhë më 20 tetor.

Pas propozimit të Shqipërisë janë edhe 43 vende anëtare të UNESCO-s, por, sipas gazetës së Beogradit, jo të gjitha vendet anëtare në KE që e kanë njohur Kosovës e kanë përkrahur këtë iniciativë.

Sipas gazetës ato janë 12 shtete, ndër të cilat Italia, Çekia , Mali i Zi, Maqedonia, Japonia, por shton gazeta, kjo nuk do të thotë se më 7 tetor, kur kërkesa të vijë në rend dite, këto shtete nuk do ta pranojnë kërkesën.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *