Miratohet ligji për turizmin, Komisioni rrëzon Presidentin

redaktor

Deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese rrëzuan dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim projektligjin për turizmin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, duke iu referuar argumentimit të Presidentit se ky projekt ligj bie në kundërshtim me prokurimet publike, thotë se nga ky proces përjashtohen vetëm projektet për promovimin e Shqipërisë jashtë vendit.

“Kemi dashur me kohë, por nuk kemi arritur dot sepse na ka penguar ligji i prokurimit, të bëjmë promovimin e Shqipërisë në disa televizione në Çeki, Poloni, Suedi, Danimarkë, Itali, Gjermani, Francë. E kemi të pamundur”, deklaroi ministri Ahmetaj.

“A krijon ligji i prokurimit pengesë, vështirësi për atë që është investitor, në këtë rast enti shtetëror përkatës? Sigurisht! Është një e keqje e domosdoshme. Pse nuk ka ndryshuar ligji i prokurimit? Atje thuhet që ka përjashtim edhe për turizmin për këto lloje projektesh”, replikoi anëtari i PD-së në Komision, Genc Ruli.

Ligji i ri, në argumentimin e Presidentit cënon parimin e decentralizimit të pushtetit vendor kur parashikon transferimin e pasurive të pushtetit lokal në zonat me përparësi turizmin, tek pushteti qendror dhe atë të sigurisë juridike, kur nuk përcakton kushtet e vënies së pasurive shtetërore në dispozicion të investitorëve për 99 vjet me kontratën simbolike 1 euro.

Share This Article
9 Comments
  • Presidenti dihej ca do bente sepse gjithmon ka marre urdhra nga sali berisha. por te gjith shqiptaret do ta kuptojne qe ky projektligj qe po ndermerr qeveria sot do ti sherbej shume ekonomise se vendit sepse turizmi do ndikoj shume ne rritjen e investimve, rritjen e punsimit dhe rritjne e turistave te huaj!

    • Ky projektligj do ndihmoj per mos ta cuar me vijen bregdetare apo zonat te tjera turistike sic ka ndodhur me golemin apo me durrsin. ku duke mos pasur nje ligj edhe duke mos pasur dicka qe si te bejm turizem e kane cuar deri ne kte pike. prandaj berja e ktij projektligji do jete shpetimi i gjithe zone se mbetur per rritjen e sa me shume turizmit ne vendin tone!

      • turizmi eshte nje nga pikat kryesore te vendit tone. edhe per kte arsye si e tille duhej pare edhe vite me pare jo edhe jo tani. sepse turizmi eshte nje nga sektoret ku gjithe shteti mund te mbahej eknomikisht ne te gjithe stinet e vitit. sepse bukurite qe kemi do donin shume ti kishin edhe shume ti shihnin. Por me mire vone se sa kurre edhe me ne fund qe po shihet turizmi si nje sektor me prioritet!

        • Turizmi eshte nder pikat me te rendesishme te ekonomise se vendit tone dhe sigurisht qe kerkon ligjet e duhura qe te shteti jone dhe ne vete te perfitojme sa me shume prej tij. por e keqja e vendit tone ” PD” sigurisht qe perpiqet ne cdo moment te bllokoje cdo rruge te zhvillimit madje me argumentat me pavend ,vetem e vetem te mos lejojne qeverine te jape zgjidhje nepermjet ligjeve qe prezantojne

      • Ligji vec te tjerash synon ardhjen e investitoreve te huaj. Lehtesirat fiskale qe u krijohen investitoreve ben te mundur pikerisht shtimin e investimeve. Si rezultat i tyre punesohen njerez, investohet me shume kapital , zhvillohen zonat ku investohet, shkakton impakt pozitiv ne ekonomine e vendit tone.

      • Eshte vertete per te ardhur keq per presidentin i cili nuk eshte hera e pare qe kthen ligjet e miratuara ne parlament. I cuditshem eshte fakti qe arsyet e kthimit te ligjit jane te njejta me ato qe kundershton opozita, a thua se presidenti eshte vegel e saj.

      • Po cmund te presim tjeter nga nje president i paafte ! Ku e di ai fundja se kush eshte e mire per ekonomine e vendit tone? leqe edhe po te doje ai nuk e le “shefi Sali ” kte pune kane patur gjithmone kta te PD, gjithmone kane bllokuar vdo ligj qe ishte ne te mire te vendit, se per tu munduar vete per te ardhmen e shqiperise,sigurisht qe nuk mund te ndodhe por keta nuk lene as te tjeret te mundohen. dhe pastaj dalin e thone neper media e thone qe eshte vetem opozita ajo qe po merakoset per shqiperine,e ku i zuri meraku tani qe sjane me te pushtet!!!

    • Ligji per turizmin ka si qellim zhvillimin dhe cuarjen para te ketij sektori. Perfshirja ne ligj e nje sere lehtesirash fiskale qe u krijohen atyre qe kerkojne te investojne ne zonat turistike eshte element thelbesor per thithjen e mjaft investimeve .

    • opo presidenti dihet qe eshte vetem nje kukull ne duart e te plotfuqishmit Sali !
      Nuk eshte se prinim ndonje rezultat tjeter,Saliu dhe kukllat e tij kte pune kane patur gjithmone me shqiperine. Ne te gjtihe kohen qe ka qene ne pushtet dhe vazhdon tani ende, nuk ka menduar ndonjehere per te ardhmen e vendit tone vec se per te perfituar ku e ku me shume per familjen dhe klanin e tij. Dhe dihet qe te gjitha keto jane bere ne menyre te paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *