Këngëtarja Shota Baraliu në saje të organizatës së saj joqeveritare për të drejtat e njeriut tani ka menduar të realizojë një projekt për homoseksualizmin. Ideja për të realizuar një projekt për komunitetin gej i kishte lindur që moti, ndërkaq tani këngëtarja ka nisur punën për këtë projekt të cilin shpreson ta realizojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Fillimisht përkrahje për këtë projekt këngëtarja shpreson të ketë nga ambasadat e huaja në vend nga të cilat pret të ketë mbështetje financiare. Arsyeja përse Shota kishte nisur këtë projekt është sensibilizimi i personave gej, për të cilët ajo mendon se nuk mbështeten nga opinioni i gjerë.
“Duke qenë se personat gej këtu tek ne nuk përkrahen aq sa duhet në vend, mendova që të realizoj një projekt për ta. Në fakt edhe këta janë njerëz dhe duhet të kenë të drejtat e tyre dhe të kenë më shumë hapësirë. Për të realizuar këtë projekt më duhet mbështetje dhe përkrahje, andaj tani jam në kërkim të mbështetësve. Tani do të nisë kërkimin për një donacion nga ambasadat e huaja në vend të cilat shpresoj se do të më përkrahin. Por jam e hapur për të gjithë ata që duan të ndihmojnë në këtë projekt”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Ndërkaq sa u përket aktiviteteve të saj muzikore, Shota sapo ka plasuar në treg këngën “Bebe me rrebe” të realizuar nga Aida Baraku dhe Aremend Rexhepagiqi. Në fakt kënga edhe pse mban këtë titull, trajton një temë dashurie, ku në këtë rast bebe me rrebe ajo quan gjininë mashkullore.
“Jam shumë e kënaqur me këtë këngë të cilën e kam plasuar tani. Kënga ka një tematikë dashurie, ku bëhet fjalë mes dy çifteve dhe në këtë rast mashkulli quhet si një foshnjë me rrebe”, shprehet në fund këngëtarja.



Shote leri pederastet te bejne qef me njeri tjetrin,por bej dicka per femijet jetim qe nuk kane buk te mbushin barkun me sa kuptoj ty nuk te shqetson kjo sepse shoqatat e pederaseve kane shume para,kjo eshte ajo qe te intereson ty,PAGESA.