Skandali: Shqipëria në Botërorin e Qitjes me flamurin me yll të kuq !?

Dita

Federata Shqiptare e Qitjes merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat botërori në disiplinën e qitjes me pjatel. Presidenti i Federatës Shqiptare, Stefan Rrufa, konfirmoi për mediat sportive shqiptare para disa ditësh përfaqësimin me një sportist në veprimtarinë që ka nisur të zhvillohet në Lonato të Italisë, që nga data 9, e që zgjat deri më 18 shtator 2015, raporton Albaniansport.net.

Sportisti i vetëm kuqezi do të jetë Rromir Xoxi, i cili do të konkurrojë në disiplinën “double trap”. Por ajo që ka bërë përshtypje është se në rreshtin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse në këtë veprimtari, flamuri kuqezi i vendosur është ai i para viteve 1990, ku mbi shqiponjën dykrenore qëndronte ylli i kuq me pesë cepa i komunizmit. Natyrisht që ky përbën një skandal.

Ky skandal është denoncuar për mediat shqiptare nga emigrantët shqiptarë që ndodhen në Itali, ndërsa mbetet për t’u parë nëse përgjegjësia për këtë shfaqje të shëmtuar bie mbi organizatorët apo mbi Federatën Shqiptare të Qitjes. Kjo sepse në një numër veprimtarish ndërkombëtare, për të shmangur pikërisht këto lloj skandalesh, Federatës përkatëse i kërkohet të sjellë me vete flamurin dhe himnin e vendit që përfaqëson.

Share This Article
8 Comments
  • po mos u trembe o gazetar i plepave se nuk u be hataja….21 janar u vrane 4 veta,shkruaj ndonje gje per ta …nuk kerkon drejtesi ylli…

  • Ylli nuk ishte i kuq por i verdhe dhe fajin e ka Shoqata e Gjuetarve te Shqiperise me Themi Perrin qe i kane cuar ate flamur per te ngritur ne shtylle.

  • RRofte ylli I kuq me pese kontinentet mbi flamurin shqiptar qe korri fitoren me te madhe historike legjendare ne luften e lavdishme te ushtrise Nac-lirimÇlirimtare shqiptare ne luftene dyte botrore ,ai ylle ishte simbol I fitores,prandaj gazetar mos u tremb nga ylli ndriçues qe valvitet mbi flamurin tone kombetar ,por trembu nga anti -atdhetaret e sotem dhe kriminelet qe kercenojne flamurin tone .~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    • @Bashkim

      Merret vesh që do rroj, sepse është çështje formimi dhe shpirti. Sa të rrojnë hajvanët si ty e si këta analfabetët që kanë shkruar më lart, që e keni për zemër atë yll, aq do rrojë edhe ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *