Tashmë duhet të mendoheni dy herë për të bërë një postim në “Facebook”, pasi së shpejti miqtë tuaj në këtë rrjet social përveçse do të kenë mundësi për ta pëlqyer statusin tuaj, do t’u ofrohet mundësia të klikojnë edhe mbi butonin “dislike” (nuk e pëlqej).
Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompania e tij po mendon seriozisht për shtimin e butonin “dislike” në “Facebook”.
Gjatë një seance të mbajtur në selinë e “Facebook” në Menlo Park, Kaliforni, 31-vjeçari tha se ky buton do t’i mundësojë njerëzve që të shprehin më tej ndjeshmëritë e tyre. Zuckerberg shtoi se “Facebook” është shumë pranë testimit të këtij opsioni nga përdoruesit.
Vendosja e butonin “dislike” është kërkuar vazhdimisht nga një pjesë e madhe e përdoruesve, por deri tani drejtuesi i këtij rrjeti social nuk e kishte dhënë miratimin për ta shtuar atë.
“Prej vitesh njerëzit e kanë kërkuar një opsion të tillë. Ndoshta sot është një ditë e veçantë pasi ne fillojmë të punojmë për shtimin e tij”, tha themeluesi i “Facebook”.

Pelqej s’pelqej jane te pandara, jane pjese e ligjit universal te unitetit te te kundertave,e tha 500 vite para Krishtit Konfuci,ne filozofine e tij ying-jang.C’do gje eshte gershet i te mires me te keqen,tjeter oune kush rendon me shume nga to.
Dhe mesiguri , psikologet qe studjojn mardhenjet ne komunikim , Do zbulojn dicka ne shume trurit te perdoruseve te fb-se pffff…
Chi se ne frega !!!
Un u cfilita me te perdorurit Like-n , dhe si shperblim mora pffff 😛