Mësohet se shtetasi me iniciale S. H., 30 vjeç, nga Librazhdi, ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur shtetasen 24 vjeçare, Xh. N, nga Fieri.
Sipas policisë, kërcënimet e 30-vjeçarit, i kanë shkaktuar gjendje të rëndë psikologjike, ankth dhe frikë 24-vjeçares. Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj shtetasit S. H., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
