Veliaj për PD-në: Çlirohuni nga Enveri që keni brenda vetes

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar pas deklaratave të PD dhe zyrtarëve të saj për ceremoninë e zhvilluar sot në Pezë, në 73 vjetorin e Konferencës së Pezës.

Duke shkruar në profilin e tij në Twitter, Veliaj ka nënvizuar se simbolet komuniste dhe fotot e diktatorit Enver Hoxha nuk kishin asnjë lidhje me ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës, dhe se zyrtarët e SHQUP-it kanë nevojë të çlirohen nga Enveri që kanë brenda vetes.

“Para se PD të marrë super-xhiro histerike për Pezën, më duhet të sqaroj se në ceremoninë e Bashkisë së Tiranës s’kish asnjë foto të Enverit. Por, siç ndodh rendom, ka tipa të PKSH (të së njëjtës PKSH që ish aleate e PD kur vodhi bashkinë në 2011) që pas eventeve shpalosin çudira. Ndaj, para se histeria t’ju errë sytë për historinë, kolegë të SHQUP-it (një ikonë e Enverit po aq) çlirohuni nga Enveri që keni brenda vetes”, e mbyll Veliaj.

Share This Article
3 Comments
  • Enveri ishte ne vendin qe i takonte. Tradhetaret e te pjellat e tyre nuk kane pune ne Pezen heroike ne Pezen e bab Myslimit. Peza me gojen e Enverit u beri thirrje per clirimin e vendit,por tradhetaret shkuan e u bashkuan me armikun qe ishte ulur kembekryq ne Shqiperi. Edhe ne mitingun e organizuar nga bashkia prania e Enverit do t’i jepte me shume bukuri dhe optimizem. Vetem te pa aftit, te vobektit nga trute e kokes merren ende me komunizmin dhe Enverin.

    • ” Vetem te pa aftit, te vobektit nga trute e kokes merren ende me komunizmin dhe Enverin”
      Nuk ke cfare t’i shtosh. E ke pershkruar shume sakte veten dhe keta nostalgjiket e Pezes.

  • Per,erjon velin,per lulzim bashen,per edi ramen,per sali serb berishen,jozefana topallin,per doden per gjith llumin e matrapazve dhe hajdutve pseudopolitikan dhe injoran idiota,dhe mashtrus te nji populli te paditur por te mir,pra gjithve juve me emra te permendr ne kete shkrim,ju nuk jeni as sa,KOCET APO HERDHET APO HALLATET E ENVER HOXHES,PRANDAJ JU,NUK KENI TE DREJT MORALE TA SHANI ATE,VIGAN TE VEGJELIS,se ju nuk keni bere as nji te qindeten e atij qe ai me popullin e vet beri jo per 25,vitet e para,te marrjes se pushtetit dhe qeverisjes,por ai i beri vetem per 10,vite ate qe ju e shkatrruat per nji muj e gjysem,kur i dogjet koperativat,duke mos i numruar tjerat shkatrime.Pra,ju per 25,vite bete vetem shitjen dhe vjedhjen qe ju la ENVER HOXHA,qe nga industria e celikut,dhe indostrit e kemis ne lac,dhe cimentes ne kruj apo shkoder,industris ushtarake ne polican,apo industris naftes apo kromit pra ju vetem qe keni vjedh e shitur pasurit e POPULLIT DHE TE ENVER HOXHES,prandaj mos shajni ju ate HERO,mos e barazoni ate ENGJELL,me SALI SERBIN,dhe edi ramen,mos e barazoni me lulzim bashen apo ristanin mosni ju lutem mosni mos beni mekatarin ore te mjer,se ju thash qe ju per 25,vite nuk keni bere asgje vetem e keni vjedh pasurin e popullit te bere ne kohen e ENVER MALIT,dhe turpi ju mbulofte juve te gjithve qe,vjellni vrer mby gjyshrit e stergjishrit e juaj qe jua lan kete shqipri me te tane te mirat ore idiota,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *