Ja si e vranë SAS dhe Delta Force numrin dy të ISIS-it (Foto)

Dita

Një adoleshente jazidi e kapur peng ka rrëfyer se si forcat speciale amerikane dhe britanike kryen një sulm mbi shtëpinë e numrit dy të Shtetit Islamik, duke e vrarë atë dhe arrestuar të shoqen, e cila pretendonte se ishte skllave seksi për të shpëtuar.

Në errësirën e natës, helikopterët “Black Hawk” fluturuan mbi shtëpinë e Abu Sayyaf.

15 forca speciale nga ekipet elitare Delta Force amerikane dhe SAS britanik sulmuan shtëpinë e mikut më të mirë të “kalifit” të ISIS, Al Baghdadi.

Vendndodhjen e tij dhe të shoqes, e cila drejtonte një rrjet skllavesh seksi, ua kishin dhënë forcat kurde.

Pas dy operacionesh të dështuara, ja ku vjen i treti dhe i vërteti.

Ata jo vetëm e vranë Sayyaf, por edhe arrestuan të shoqen dhe çliruan një vajzë jazidi që mbahej peng.

Në banesë siguruan edhe shumë dokumente se si funksiononte rrjeti militant. Sayyaf përgjigjej për operacionet financiare të grupit, sidomos për çështjet e naftës.

Duke përdorur kamera me rezolucion të lartë dhe dylbi teleskopike, ata konfirmuan prezencën e Sayyaf në banesë.

Nga helikopterët u hap zjarr i rëndë ndaj rojeve.

Brenda ishte edhe kunati i tij, që njihet edhe si truproja.

Ata po fshiheshin nga plumbat.

Përpara se të hynin brenda në banesë, tek dera kryesore vranë edhe dy roje.

Tek shkallët e brendshme vranë edhe truprojën.

Personeli i SAS nga ana tjetër kishte krijuar një “unazë çeliku”, duke mos lejuar askënd që të largohej i gjallë.

Kur hynë në dhomën e tij, terroristi nxitoi të kapte një pistoletë, por ushtarët e qëlluan dy herë në gjoks.

Ata pyetën vajzën që ishte aty se kush ishte dhe ajo u shpjegoi se ishte skllave seksi.

Kur u kthyen nga e shoqja e Sayyaf, ajo u tha se ishte po ashtu skllave seksi.2

Por vajza u tregoi se kush ishte ajo dhe ushtarët i vunë prangat si dhe i mbyllën gojën dhe sytë.

Tani ajo është në një burg në një qendër ushtarake.

Sayyaf mendohet se mbante si skllave seksi edhe amerikanen Kayla Mueller.

Vetë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi shkonte me Mueller.

Mueller u vra në një sulm ajror në një shtëpi në Siri në fillim të këtij viti.

Share This Article
3 Comments
  • Kur te mbaroje misioni i kesaj organizate athere do te dale diku tjeter si nje fantazme me emer te ri ,mjere ai popull qe do kete radhen! Me kupto o shqiptar lojera te kucedres jane keto organizata ,lojera te perandorise qe po zapton boten pak e nga pak ,po gllaberonpasurite e kombeve si nje kuceder e pangour pa llogaritur fare per njerezit e pafajshem,pa llogaritur shkaterrimet e qyteterimeve te lashta qe po ju vene kazmen kudo shkelin,sigurishte sepse ata vete jane kopila te dale nga gjithe kombet pa nje histori te lashte te tyre pa kulture qe jane po shkaterrojne gjithcka kudo shkelin.sa keq ! Mjere ai popull qe ka radhen mjere ai vend qe kucedra ka vene ne shenjester!

  • Amerikanet dhe Anglezet qenkan katandisur keq, perderisa marrin informacione nga Kurdet, qe i kane pasur gjithnje kundershtar dhe tani jane bere “miq”, per areyet qe dihen. Nuk do te jete e larget dita qe kurdet do te luftohen nga Perendimoret dhe vete Turqia njesoj si ISISI sot, shembulli me i mire eshte Obama Bin Laden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *