Banorët e përmbytur: A ka turp ky ministër?

anazapta

Ndonëse reshjet e shiut kanë rifilluar që mesnatën e kaluar dhe vazhdojnë pa ndërprerje, të dhënat zyrtare të prefekturës së qarkut të Shkodrës tregojnë pakësim të sipërfaqes nën ujë. Sipas informacionit zyrtar të institucionit të prefektit, të dielën pasdite nën ujë kanë qenë afro 4300 ha tokë bujqësore dhe 425 shtëpi të izoluara nga uji, ndërsa mëngjesin e së hënës situata është përmirësuar dhe ka 3070 ha tokë bujqësore nën ujë dhe 381 shtëpi të izoluara.

Ky përmirësim nuk shpjegohet sesi ka ndodhur ndërsa reshjet e shiut kanë rifilluar dhe liqeni është pothuajse në të njëjtat kuota të 24 orëve më parë.

Akset rrugore si ai i Dajçit, Obotit dhe Velipojës vazhdojnë të jenë të pakalueshme nga makinat e vogla. Në fshatin Shirq në Dajç, rruga është bërë e kalueshme nga çdo lloj mjeti për disa orë, por më pas është rimbuluar nga uji. Qarkullimi i mjeteve në akset Bërdicë-Dajç dhe në aksin Shkodër–Velipojë tek Ura e Gjolulit vazhdon të jetë i vështirë.

Prania e ujit në tokat bujqësore dhe banesat e rrethuara prej tij ka sjellë shqetësim tek banorët e Nënshkodrës që janë gjetur të papërgatitur. “Nuk e mendonim se po ndodhte kjo, pasi kujtuam se iku dimri. Askush nuk na ka lajmësuar dhe kemi humbur shpend e kafshë shtëpiake. Kam pasur të mbjellë 13 dynym me jonxhë dhe 2 me lilium, por ka mbaruar gjithçka nën ujë. Shteti këtë herë as ka ardhur të na thotë nëse kemi nevojë për gjë”, shprehet Matish Rroku, banor i Berdicës.

Të tjerë banorë tregojnë se janë vetë ata që përpiqen të shpëtojnë gjënë e gjallë si e vetmja mënyrë jetese. “Nga përmbytjet e 2010-s dolën jashtë përdorimit stallat, jonxhia , foragjeret dhe gjithçka e mori lumi. Blegtoria nuk ka ushqim. Del ministri në televizor dhe pa pikë turpi thotë nuk kemi probleme. Vërtet nuk ka jetë njerëzish të humbura, por kur mbaron jetesa, ushqimi për bagëtitë, të vetmet që na sigurojnë ekonominë e jetesën, atëherë të mbaruar jemi dhe ne. Askush nga shteti nuk e ka vënë uiin në zjarr për këtë përmbytje, as nuk duan të dinë”, thotë Sefer Malja, çoban në Trush.

Në komunën e Bushatit janë 1000 ha tokë të përmbytura dhe 15 shtëpi të izoluara, ndërsa aksi nga Mali i Jushit e deri tek rruga që e lidh me Velipojën është i vështirë për t’u kaluar.

Banorët shprehen se komuna u ka sjellë ujë për të pirë dhe mbahen kontakte me kryetarët e fshatrave, ndërsa shteti nuk pyet. “Këtë herë ka një indiferentizëm të madh nga shteti për ne, edhe pse uji vazhdon të rritet. Askush nuk vjen as të na shohë. Vjen deputeti demokrat Gjok Uldedaj, por për punët e tij, dhe as takohet me ne që jemi në hall. Nuk e kuptoj këtë. Jemi në mëshirë të fatit dhe as nuk dimë ku të shkojmë e çfarë të bëjmë”, shprehen në Bushat.

Probleme paraqesin dhe disa lagje të Shkodrës, si: Tophanë, Udhakryq etj, ku uji është i pranishëm në rrugë e oborre dhe gati të hyjë brenda. Banorët e këtyre lagjeve pohojnë se askush nga pushteti vendor nuk është dukur, ndërsa fajësojnë për këtë situatë bypassin e lënë përgjysmë. “Uji rrezikon të mbesë këtu, se nuk ka ku shkon.Ka kaluar këmbën e parë të shkallës së shtëpisë dhe ka rritje. Kam shkuar në shkollë dhe u kam thënë se nuk i sjell dot fëmijët, pasi shtëpia është e rrethuar nga uji”, shprehet një banor i Udhakryqit në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë, në të gjitha komunikatat e shpërndara nga prefektura e Shkodrës nuk jepet asnjë informacion mbi situatën në komunën e Velipojës, ku nën ujë, sipas burimeve të kësaj komune, gjendet fshatrat e Luarzit dhe Çasit.

Share This Article
5 Comments
  • GENC RULI qysh ne vitet e para te demokracise filloi te vjedhe dhe vazhdon te vjedhe,pikrisht se e ka gjete vehten ne nji qeveri ku vjedhjen e udheheq SALIU dhe ILIR INTEGRIMI.
    KETA BURRA SHTETI DO TE NA FUSIN NE EVROPE.

  • Shikoini fytyren, ashtu ka edhe shpirtin.
    Jepjani voten perseri se perseri do permbyteni.
    Vete e keni ne dore fatin tuaj.

  • Ky Genc Ruli s’eshte gje tjeter vetem nje jargavec, i cili i perulet sa here ka deshire Sali Berishes. Kjo sepse eshte menyra me e mire per te vjedhur. Hakun te mos ja hame, ka vjedhur qe i ka luajtur fene. Bravo Ruli, vazhdo se ke gjetur shesh dhe ben pershesh. Pas 23 Qershorit, do zoti te ngushtohet litari, dhe te con atje ku ke vendin.. Te shohim.

  • Akoma merreni me Genc Pucrronjosin, 1 m3 bore = me 4m3 uje. Ky po eshte Minister, nuk ka mbyllur akoma dosjen qe Sali Bisha e ka paditur pe trafikun e drurit te arres ???Prandaj i mban Sali Trapi se i ka me dosje dhe rrine te fjetur si muti ne shi, por bien ere e qelben dynjane, mbas 23 qershorit do t’i shikojme cfare ere do te bihen Genc pucrranjosi dhe Sali Palla PINOKU I EVROPES

  • u ben peshqesh qeveria qe te rrijne urte e te mos ngrihen……. se po te doje ajo leshon kucedren e maleve dhe i permbyt sa here don..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *