Inspektori i IKMT-së qëllohet 12 herë me thikë pas sherrit për pronën

anazapta

Një inspektor i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga një konflikt.

Milazim Shehu, ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë në një lokal në Tiranë.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autor i këtij krimi është shtetasi G.Sh., i cili është shpallur në kërkim.

Në trupin e Milazim Shehut vërehen 12 dëmtime me mjete prerëse (thike), e cila i ka prekur zemrën.

32-vjeçari dyshohet se është konflikuar me të afërmin e tij për çështe pronësie.

Me date 17.09.2015,  ora 00:50 Policia eshte njoftuar se ne nje spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu, 32 vjec. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se me date 16.09.2015 , ora 19:00 ne Spitalin privat eshte derguar shtetasi Milazim Shehu,  i cili ka qen i plagosur me mjete prerese pas konfliktit qe ai ka pasur ne banesen e tij me kushuririn  shtetasin G.Sh, 32 vjec per motive ende te pa qarta”, njofton policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *