Një person është arrestuar në flagrancë në Kukës pasi transportonte bagëti pa fatuën tatimore të shitjes.
Në pranga ka rënë 42 vjeçari Enver Toçilla, banues në fshatin Novosej.
Toçilla është arrestuar nga seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, pasi transportonte 19 krerë viça pa fatuën tatimore të shitjes.
Ai është kapur në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku në automjetin e tij me targa 04-876-Al, po transportonte kafshët, por ndërkohë nuk ishte i pajisur me dokumentet përkatëse.

Talluni ju gazetare,talluni,me keto faturat tatimore,apo kuponat e blerjes e shitjeve.Sepse ju edhe rrogat tuaja kesh i merrni dhe jo cek.Prandaj dhe boset tuaj,kur rraportojne tek tatimet,ju shenojne sikur ju paguajne 2 e 3 fish me shume,per t’ju shmangur taksave dhe shumes te derdhur ne favorin tuaj te sigurimeve shoqerore.Por kaq dini dhe kaq beni,mbase nga “halli” losni dhe rolin e budallait.
Edhe ky “fukaraj”,qe eshte arrestuar per mungesen e fatures tatimore eshte per “gjynah”.Nuk ben kushedi se cfare tregetie,sa per te “nxjerre” buken e gojes me 19 vica.Po,a e dini se sa kushton ne treg nje vic?A e dini sa e ka blere dhe sa do e shese cdo vic dhe sa do jete fitimi i tij?Atehere,per se ju vjen keq per kete dhe jo per popullin,te cilit prej ketyre shmangjeve,nuk i rikthehen ne formen e investimeve,permiresimit te sherbimeve shendetsore dhe arsimore,ne rritje rrogash e pensionesh keto hajdutlleqet e ketyre informaleve?
Ja pra,me mire meruni me ceshtje qe i vlejne shoqerise dhe jo ceshtje fare pa vlere,personale dhe jo te drejta,si ky matrapazi pa fature tatimore.