Shtetet e Bashkuara mbështesin raportin e përvitshëm të Prezencës OSBE-së në Tiranë dhe gjetjet e shprehura në të mbi drejtësinë, reformat, zgjedhjet dhe dekriminalizimin.
Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer deklaron se ashtu siç vërehet në raportin e OSBE-së, zgjedhjet e muajit qershor, në vlerësimin e përgjithshëm ishin pozitive, të paqta dhe votuesit shqiptarë patën mundësinë të shprehnin votën të lirë. Megjithatë, vijon përfaqësuesi amerikan, misioni i ODIHR-it gjeti disa parregullsi, si votimi në grup, presioni mbi votuesit, shit-blerja e votës dhe politizimi i institucioneve dhe medias.
“Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa vazhduan garën. Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve që të këmbëngulin dhe të kërkojnë prej partive të tyre që t’u ofrojnë kandidatë me reputacion që do të mund ta çojnë përpara vendin”, thuhet në vlerësimin e ambasadorit amerikan në OSBE.
Përfaqësia amerikane në OSBE vlerëson gjithashtu se reformat sistematike kushtetuese dhe ligjore që do të parandalojnë kandidatët që janë subjektë kriminalë, ose të lidhur me krimin, janë e vetmja mënyrë për t’i mbajtur ata larg zgjedhjeve.
Në deklaratën mbështetëse për raportin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, përfaqësia e Uashingtonit në Vjenë inkurajon Qeverinë dhe Parlamentin në realizimin e reformës në drejtësi, që e konsiderojnë një pikë parësore dhe që duhet të jetë gjithpërfshirëse.
“Reforma duhet të realizohet në frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe është me rëndësi që asnjë palë të mos bllokojë përparimin në këtë pikë. Mbështesim punën e OSBE-së për të inkurajuar shoqërinë civile që të jetë më aktive në reformën në drejtësi. Populli shqiptar ka pritur boll për një sistem drejtësie ku prokurorë dhe gjykatës punojnë për zbatimin e ligjit dhe mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre”, thuhet në deklaratë.
Për Uashingtonin reforma në drejtësi ka një rëndësi jetike për vendin dhe duhet të jetë prioritet mbi çdo prioritet.
“Shtetet e Bashkuara besojnë fort se përqendrimi i shqiptarëve dhe gjithë partive politike duhet të jetë tek reforma në drejtësi përpara çdo hapi tjetër”, shprehet ambasadori amerikan në OSBE.
Raporti, i cili nuk bëhet publik, u prezantua nga ambasadori Florian Raunig në Vjenë.

Si mer s’bohet publik ky raport para shqiptareve?Ca jane keto raporte qe si vendosen per transparence popullit?Kjo eshte skandaloze.S’ka vend te botes qe ti behet nje raport dhe ai te mos jete i pari qe te njihet me te. Ah c’keni gjetur mire ju burokratet Europian.
leksion falas per zotin Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer
ju lutem boll e tallet ate popull me perralla
nqs se nuk futet ne burg ujku berishe por doni qe ai te beje paqe me gomarin edi rama per ju dhe per lexuesit e dites kam pregatitur nje material serioz
Historia e nje fshatari Shqipetar nga Patoku(Rrok Hoti)
i cili kapi nje ujk SALI dhe vendosi ta zbuste. Fshatari vendosi ne kafaz nje gomar EDI RAMA disa muajsh per te ushqyer ujkun por cuditerish u miqesua dhe nuk e preku.
Ujku qendroi 10 dite pa ushqim ne kafaz bashke me kerricin dhe u miqesuan.Mbas shume peticjoneve nga organizatat nderkombetare te te drejtave te kafsheve si ALF dhe PETA fshatari u urdherua nga policia ta leshonte ujkun te lire.
Fshataret perreth thone se ujku megjithese i lire qendron shume prane shtepise se fshatarit
Uqerit jane nje nga specjet e gjtareve qe jane ne listen e kafsheve ne zhdukje ne Evrope.
Vetem nga ALN u derguan mijera peticjone Berishes dhe ministrave Shqipetare(sa tani i del ujku dhe gomari ne enderr dhe po konsultohet me psikolog ;D)
Wolf and donkey share a cage
A wolf and a donkey share a cage in the northwestern town of Patok in Albania, about 40 km (25 miles) from capital the Tirana, May 9, 2007. The donkey was brought into the enclosure to be fed to the wolf, which was caught in the northern Albanian mountains four months ago. The animals have since become attached to each other, cohabitating in the cage for the last 10 days, and attracting curious villagers and local media. [Reuters
Read more: http://illyria.proboards.com/thread/26875#ixzz3m17rcqO7
ZOTERINJ MOS E TRAJTONI SHQIPERINE SI FERME KAFSHES TE GEORGE ORWELLIT….
Edhe pse keshillat jane te mira mendoj se ju diplomate qe leshoni keto deklarat nuk do te pranonit nga asnje shtet, sado i avancuar apo i demokratizuar qe te ishte, apo diplomat i huaj qe t’ju udhezonte qeverine tuaj apo elektoratin tuaj se si ti zgjedhin lideret dhe se cfare duhet te bejne me punet e tyre te shtepise. Kjo eshte larg cdo pritjeje nga diplomatet e huaj. Shume e cuditshme se si politika shqiptare, me keta palo politikane qe ne kemi ja ka lejuar vetes qe te gjykohet sikur te ishte ne klasen e 5te te fillores nga te gjithe spektri i diplomateve te pranishem ne Shqiperi. Une do te isha shume i interesuar te shihja nese nje gjerman apo francez apo italiann apo kushdo qofte do ti thoshte Kines, per shembull, se si te zgjidhte lideret apo si te bente ekonomine. Jam i mendimit qe menyra se si nje popull e ben biznesin e shtepise se tij eshte vetem puna dhe biznesi i tij. Kur te vjen nje mik ne shtepi nuk te thote qe kete krevatin e dhomes se gjumit e ke vene gabim dhe duhet ta kthesh nga penxherja dhe ju femijet e shtepise nuk duhet ti lini prinderit qe te vene krevatin ketu tekm dera. Do te ishte teper intrusive qe te lejohej nje dicka e tille. Ne fund te fundit Shqiperia eshte bere nga populli dhe njerezit e vet dhe asnje nuk ka te drejte qe te fuse hundet ne ‘krevatin e shtepise sone’.
Prandaj s’ben perpara ky vend sepse eshte nen ndikimin e te huajve.
Dikur syte nga Lindja, tani nga Perendimi……