Përveç fushës, ku gjërat sonte nuk shkuan mirë për Skënderbeun, edhe në tribuna jo gjithçka funksionoi mirë në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes së vlefshme për Ligën e Evropës kundër Beshiktashit.
Tifozët korçarë u organizuan për të krijuar një koreografi me emrin e skuadrës së zemrës, por nuk ia dolën ta performonin saktë atë, pasi gërma “S” mungonte për shkak se tifozët që duhej të ishin në atë sektor të stadiumit nuk ishin aty për të mbështetur kampionët e Shqipërisë kundër turqve.

You had one job, one job.
Keshtu e pesoj bretkoca qe hante dhe pelciste per tu bere dem .
Nga kat , e dyte 4 here rrjesht kampione , ,, pa akademi ,, pa lojtar vendas ,, pa tifoza ,, o burra te çajme detin me lek haram .