Nuk do të doja të bëja një shkrim të tillë. Kohë më parë, as që do të më kishte shkruar në mendje. Aq më tepër, kur shumë gjëra janë më të qarta dhe përdallimi është i ndjeshëm. Por fakti mbetet i njëjtë, jo rrallë herë, ndoshta edhe nga pezmi, është bërë si lejtmotiv shprehja e dhimbshme se, “ishim më mirë, kur ishim keq”.
Në festën e Konferencës së Pezës, sepse, duam apo nuk duam, ajo është një datë e rëndësishme në historinë e kombit tonë dhe si e tillë është në nderin e gjithkujt të risillet; u shfaqën, edhe një herë, portretet e Enver Hoxhës. Ata që i mbanin, një grumbull i pacaktuar njerëzish, të cilët nuk i quan dot as nostalgjikë dhe as besnikë të përjetshëm, pasi nuk janë aty për nostalgji dhe shumë prej tyre nuk ia kanë parë hajrin asaj kohe, nuk janë ata që po risjellin Enver Hoxhën, apo nostalgjinë për të, qoftë edhe tek një grup njerëzish. Ata, sot e gjithë ditën, edhe po t’ua heqin me forcë, mendjen e kanë tek Enver Hoxha, ashtu si në kohën e komunizmit, megjithëse i ndaluar me ligj, kishte zogistë që mendjen e kishin tek Ahmet Zogolli. Nga këta njerëz nuk shpëton asnjë shoqëri, dhe një shoqëri e civilizuar nuk i mallkon, nuk i zë me gurë, nuk krijon urrejtjen ndaj tyre. Ata, të cilët u shfaqën në Pezë, ishin një grup njerëzish, të cilët, nuk përbëjnë kurrë, gjithë ditën e ditës, mendimin e shqiptarëve për një periudhë të caktuar të historisë së tyre, e cila, ashtu si bëri të dobishme, solli edhe gjëma që nuk mund të shlyhen aq lehtësisht.
Por, fakti mbetet fakt. Dy dhjetëvjeçarë më parë, kudo, në të gjithë shtetin, e përtej tij me një shpejtësi të marramendshme, ndryshuan gjërat, ndryshoi edhe mendimi e qëndrimi ndaj liderëve të kohës, e mes tyre, edhe për Enver Hoxhën. Nuk ka ndryshim dramatik, por shenja e rikthimit të Enver Hoxhës, megjithëse nuk duam ta pranojmë, ashtu si pa u ndjerë, po futet tek disa njerëz, jo edhe aq si nostalgji, por si perceptim i një bote ndryshe nga sa ishte menduar.
Enver Hoxhën nuk mund ta rikthejnë disa vetë që bartën portretin e tij. As festimi i Konferencës së Pezës, të cilën, nëse nuk ju kujtohet, i hapi gjyshi i zonjës Topalli, zoti Çoba. Nuk mund ta kthejnë as disa foto dhe as vizitat tek varri i tij në përvjetorët e lindjes apo të vdekjes.
Atë po e rikthen politika jonë, politika e ditës, e sharjeve, e pasurimit të padenjë, e vjedhjeve, e grabitjeve, e rikthimit të alfabetizmit, po e rikthen, duke thënë se e luftuam, pikërisht ajo klasë politike që në vitin 1990 u shfaq kundërshtare e vendosur e tij.
Disa zonja deputete të opozitës u dëshpëruan nga disa foto, të cilat, pasi mbaroi festa, u hoqën dhe nuk ishin në thelbin e saj, megjithëse nuk mund të mohosh faktin se njeriu për të cilin protestojnë ishte, edhe ai në atë Konferencë, e më pas, u bë njeriu kryesor i luftës nacionalçlirimtare. Në një luftë, e cila, nuk ishte kurrë luftë civile dhe nga e cila, për herë të parë, vendi ynë u bë pjesë e koalicionit të madh antinazist. Gjykimi i asaj që ndodhi gjatë luftës me atë që erdhi më pas, është njëlloj sikur të krahasosh ditët e dhjetorit me atë që erdhën në marsin e vitit 1997.
Zonjat u revoltuan, e drejta e tyre, por, jam i bindur se e dinë krejt mirë se më shumë se disa njerëz të skanuar pas një emri, se nuk rikthehet Enver Hoxha, qoftë edhe tek një pakicë, nëpërmjet tyre.
Personalisht nuk kam asnjë ndjenjë malli për atë kohë. Si unë, edhe të tjerë, ashtu si ndodh edhe ndryshe.
Më shkruante një mik i imi, se “prej 45 viteve punoj ndershmërisht, kam një punë të mirë, rrogë të kënaqshme, por kam arritur të kem vetëm një banesë 82 metra katrorë”. Ndërsa politikanët tanë, këtë banesë, as për fundjave nuk e duan. Ata kanë vila të stërmëdha, jo një e jo në një vend, kanë bërë pasuri të tundshme e patundshme, fëmijët, dhëndurët, kunetërit e tyre janë nëpër të gjithë botën, në ambasada, në zyra fitimprurëse, megjithëse shumë prej tyre janë të pashkollë.
Zonjat që u revoltuan e dinë krejt mirë këtë. Njëra prej tyre, megjithëse me fëmijë, shfajësohet se “bashkëjetuesi nuk është burri im dhe kështu pasuria e tij nuk është e imja”, megjithëse të gjithë e dinë se tenderat janë fituar nga emri i saj si deputete dhe të afërmve të saj, dikur krah i djathtë i Berishës në mashtrimin e madh të vitit 1997. Tjetra ndërton për vete dhe fëmijët e saj vila në qytet, në bjeshkë dhe në det, dërgon fëmijët në ambasada deri sa të përfundojnë studimet, me paratë e shtetit, i rregullon në disa punë njëherësh, ku fitimi është i madh dhe shpërblimi ende më i lartë, ndërkohë moshatarët e tyre, megjithëse njëlloj të arsimuar, ndoshta edhe më mirë, nuk kanë punë, jetojnë në kurrizin e një pensioni prindëror. E fundit, duke mbrojtur vrasjet e 21 janarit, forcërisht mendon se njerëzit duhen varur nëpër palma.
Dhe njeriu, i cili ka një të metë se mund të mendojë, thotë me vete: Po këto, në këtë kohë, kur i thonë demokraci, bëjnë kaq shumë gjëma, çfarë do të kishin bërë në një kohë tjetër? Dhe fillon e mendon për kohën tjetër, fillon e mendon kur ishin të varfër, por nuk kishin mbi kurriz gjithëfarë vagabondësh politikë. Fillon e mendon për një kohë kur mjekët nuk largoheshin dot nga fshati ku shërbenin, ku për një fëmijë të sëmurë rrinin gjithë natën në këmbë dhe harronin fëmijët e tyre. Ju sjell një shembull. E kam pasur mik të afërt mjekun Skënder Zaimaj. Nuk bën nëna djalë më të mirë se si ishte ai. Nuk jeton më. Ishte drejtor i spitalit në Selcë të Vermoshit, specialist i sëmundjeve kancerogjene, dhe natën e Vitit të Ri, sapo ishte ulur me familjen, një telefonatë për një të sëmurë në Vermosh, 100 kilometra larg, e ngre nga tryeza e shtruar, udhëton gjithë natën, nëpër borë e akull dhe i shpëton jetën një njeriu. Kush e bën tashti këtë. Askush, ose më saktë, pak kush. Tani mjekët rrinë me turne në zonat e tyre… një javë unë, një javë ti, një javë ai tjetri. Dhe njerëzit fillojnë e marrin mall, sepse nuk kanë as lekë të paguajnë për mjekun, ilaçet, analizat…
Enver Hoxhën e ndalon ajo politikë, tek e cila njerëzit kanë shpresuar që nga dhjetori i vitit 1990 dhe që nuk po e gjen rrugën për të ardhur tek ne. Nuk e risjell atë zhurma e pak çasteve e disa njerëzve, të cilët ende e kanë mendjen në një portret.
Atë e risjellin njerëzit tanë të politikës, të cilët, edhe në një vend të shenjtë, si parlamenti ynë, e kanë kthyer në një grazhd të neveritshëm. Ku burrat flasin si lavire rrugësh dhe vetë rrugët kanë ndot prej tyre. Mos e gjeni të keqen tek disa pak njerëz në një orë të mbetur.
E keqja fillon tek ju, njerëzit e politikës së verbër.

Per t’i vene ne rregull “shqiptaret” ne pushtet dhe “narodin” krah tyre jane pak t’i ringjallim dhe t’i rikthejme dhjete Envera!…………
DRENICA E KUQE
Enverin e rikthen historia , gjendja ekonomiko shoqerore e vendit dhe sovraniteti kombetar ! Keto nuk jane shakara , por kushti minimal per te patur nje shoqeri njerezore !
Hajde aty , mos na beni si te zgjuar , se duhet ta fusni ne koken bosh , se bota leviz mbi te verteta dhe jo mbi genjeshtra , sado kohe qe te sundoje genjeshtra ! Ju kujtoni se shqiptaret jane budallenj , apo “kane memorje te shkurter” , sic e keni bere zakon te thoni !
Fjale,zoteri,fjale!!!
Pyetjes qe beni,zoti gazetar iu duhet dhene pergjigje direkte!
Se pari,pse po kerkojne shqiptaret ndihmen e Enverit?
Se dyti,cfare premtoi perendimi dhe politikanet shqiptare me kushtin e vetem,qe populli shqiptar te RREZONTE SISTEMIN SOCIALIST??
Se fundi, a punoi politika shqiptare dhe perendimi qe shqiptaret ta ndjenin veten me mire se ne SOCIALIZEM???
1-Pas 25 vjet KAPITALIZEM,qe perben 50% te jetes aktive te nje NJERIU,akoma shqiptareve u thuhet se JEMI NE TRANZICION!
Cfare i kane pare syte shqiptareve keto vite?
Te gjitha te KEQIAT,qe nga PAPUNESIA,PA DREJTESIA,GRABITJA E PRONAVE SHTETERORE dhe mashtrimi me Letrat “PA VLERE”,SHKATERRIMI I ekonomise,Ushtrise deri tek GRABITJA E FLORIRIT TE tjesarit te shtetit dhe te gjitha PARAVE TE BANKES SE Shqiperise!
Shqiptaret akoma edhe sot mendojne vetem per BUKEN E GOJES,ndersa politikanet kane MILIARDA euro,florinj dhe PRONA pa fund!!
Shqiptaret sot e kane te humbur shpresen se ndoshta mund te behet Shqiperia i jetueshem si te gjithe Europa!
Politikanet shqiptare,pa ASNJE DALLIM jane sjelle me pushtetin me keq se PUSHTUESIT!
Shqiptaret jane ndare perfundimisht ne 90% te VARFER PER JETE dhe PASANIKE perjete!
Zgjedhjet vidhen sa here u duhen,DREJTESIA eshte me me te FORTET,ME TE PASURIT ,ndersa populli fukara ngel me gisht ne goje!!
Tmerrohen politikanet kur del FOTOJA E ENVER HOXHES se njerezve ajo foto i kujton DREJTESINE,BARAZINE,SIGURINE E JETES dhe DINJITETIN NJEREZOR,ndersa politikaneve u kujton se jo vetem nuk e bene Shqiperine me te mire se e beri Enver Hoxha,por e GRABITEN,SHKATERRUAN,PERCANE POPULLIN,UA FALEN TE HUAJVE dhe e bene vendin te HUAJ per shqiptaret!
Ndersa PERENDIMI rri e veshtron,sikur po sheh nje film ne TV!!!
ENVER HOXHEN po e risjell MJERIMI,PADREJTESIA,MASHTRIMI kapitalist!!!
LAVDI E PERJETESHME ENVER HOXHES!!!
I NDERUAR FENIKS ASNJI PIK APO PRESJE NUK JA HJEK,SHKRIMIT TATE,I KE THAN TE GJITHA QE KISHA UNE ME THENE,TE PERSHENDES NGA SHARRI I PLAK,
z.Bedri, i kini pasqyruar sakte dhe me objektivitet shqetesimet ne shkrimin tuaj.Ne demokraci secili eshte i lire te mendoje dhe ti shprehe mendimet ku te doje dhe si te deshiroje, ne takime tavoline mes shokesh ,apo ne aktivitete te organizuara ,me banderola e portrete te ndryshme te Enver Hoxhes, Sali Berishes,te z.MEJDANI,Z.MOISIU Z.TOPI,Z.NISHANI etj,sipas rasteve e situatave qe krijohen.Kush mendon si demokrat nuk duhet te shqetesohet nga grupe te tilla qe dalin me portrete ne duar.tung.