Orialda Kajtazi rrëfen ditët e arratisë me motrën e saj 14-vjeçare

redaktor

Mbas 62 ditësh Orialda Kajtazi, 18-vjeçarja që u largua nga banesa me motrën e saj minorene, është kthyer në shtëpi, ku i është rikthyer jetës normale.

Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për 18-vjeçaren Kajtazi.

Arratia e saj së bashku me motrën 14-vjeçare, mobilizoi shtetin, por ajo u ka kërkuar falje prindërve dhe motrës së madhe për të gjitha shqetësimet që u kishin krijuar, ndërsa një thirrje shkon për motrën e saj minorene, e cila nuk pranoi të kthehet në shtëpi që t’i bashkohet familjes.

Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, Orialda tregon momentet që nga largimi e deri te ditët e fundit që u kap nga policia.

Gjithashtu edhe për videot në internet, për të cilat pranon se nuk ishin të vërteta, por nuk kishte arritur që t’i fshinte pasi ishte arrestuar.

Orialda, rikthimi në shtëpi pas plotë 62 ditësh. Si ndiheni?

Ndihem shumë mirë që ndodhem në shtëpi dhe pranë prindërve të mi. Unë kisha shumë dëshirë të kthehesha në shtëpi, pasi e kuptova menjëherë se kisha vepruar gabim.

Unë dua tu kërkoi prindërve në radhë të parë të falur për veprimet e mia të nxituara, si dhe të gjithë personave që mund tu kem shkaktuar bezdisje apo shqetësime.

Gjatë masës së sigurisë ju nuk pranuat të ktheheshit në shtëpi dhe së bashku me Klevisën (motra e vogël) mbajtët qëndrim kundrejtë prindërve dhe motrës së madhe. Çfarë ju bëri të ndryshonit mendim?

Rreth 4-5 orë pasi gjykata dha vendimin dhe unë mbërrita në ambientet e burgut të grave në Tiranë, kuptova se kisha gabuar rëndë dhe kisha fajesuar prindërit pa arsye.

Unë i mora në telefon dhe u kërkova falje. Ndikuan edhe vajzat që gjeta në burg, punonjëset e administratës si dhe drejtori i burgut, të cilët u treguan shumë të mirë dhe më bën të reflektoja shumë shpejtë dhe të kuptoja gabimin që kisha bërë.

Çfarë ndodhi atë natë?

Prindërit ikën në Tiranë dhe ne dolëm rreth orës 23 nga shtëpia. Rrugës kur po zbrisnim rastisi një taksi, e cila në çoi deri afër një hoteli në Durrës.

Po më pas si vepruat?

Qëndruam për tre ditë në hotel në Durrës dhe më pas u larguam për në Vlorë, ku qëndruam deri në momentin që na kapi policia.

Si ju pranuan në hotel, ndërkohë që asnjëra nga ju nuk ishte në moshë madhore?

Dorëzuam kartën e identitetit të kartës së madhe, Alketës.

Nuk na doli asnjë problem, as në Durrës dhe as në Vlorë. Nuk kanë faj, sepse ngjaj fizikisht me motrën e madhe.

Si e kalonit kohën kur ndodheshit në arrati?

Thuajse nuk dilnim shumë shpesh. Qëndrinim më shumë në ambientet që kishim marr me qira dhe dilnim gjatë mbrëmjes për tu furnizuar në market.

Edhe ndonjë kafe por nuk rrinim gjatë dhe ktheheshin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *