Ish- kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan dhe inxhinieri me juristen në këtë institucion janë arrestuar për shpërdorim detyre.
Ish- drejtuesi Altin Ago, inxhinieri Mentor Tola dhe juristja Alba Pajova akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur ligjin duke tjetërsuar pronat e banorëve të fshatit Muriqan në Elbasan, për t’ia dhënë dokumentet e falsifikuara të pronësisë një firme private me koncension.
Abuzimi është bërë në muajin shkurt të këtij viti kur dy punonjësit e Hipotkës dhe ish-drehtuesi i tyre kanë flasifikuar dokumentet zyrtare duke ja dhënë me koncension firmës private “Alba Treg” e cila ka fituar një koncension për shfytësimin e pyjeve në këtë zonë.
Specialistët për krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Elbasanit finalizuan kështu operacionin e koduar “Koncensioni” duke arrestuar:
Altin Ago, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë ish- drejtor i ZVRPP Elbasan.
Mentor Tola, vjeç 42, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan.
Alma Pajova, vjeç 40, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave e kryer në bashkëpunim.

Te njihen tapite e vjetra te kohes se zogut!Me ato tapi keto toka,pyje dhe shkurrishte i perkasin tre familjeve Elbasanase dhe nuk kane prone fshataret qe e kane zaptuar ato toka me letra komune.
Si ka mundesi qe keta te “dekriminalizuarit e Saliut,te bejne te tilla gjera,,,?
Mos e kini gabim,,,!Prisni edhe pak sa te mbaroje letrat sala e pastaj dl ta shikoni ju si i kap qeveria lepujt e p.d. me qerre ce ,, fesht,, !Po Ristani,Strazua palluqi kane per te deklaruar gje sot ne konf,shtypi,,,? Po presim deri ne mbremje,,,!
o i ri,lexoje mire se eshte e shkurtit te ketij viti,eshte e ketij tjetrit
Personi ne fjale eshte socialist i thekur.POR artikulli duhej te ishte:”Fshatari u vodhi tokat fshatarve”.
Jo fshatari po katunari
katunari po zbriti ne qytet hapi rruge se te vret