Kush është marrë rregullisht me aktivitet sportiv në fëmijëri ka një kujtesë më të mirë, përqendrim dhe aftësi për të kuptuar pas moshës 50-vjeçare, në krahasim me ata që nuk kanë lëvizur shumë gjatë viteve të fëmijërisë. Një studim i kryer nga mjekët e King’s College në Londër dhe i publikuar në revistën “Psychological Medicine” thekson rëndësinë e madhe që ka aktiviteti fizik, jo vetëm për një trup të shëndetshëm, por edhe për një mendje të tillë. Studimi argumenton se mbi të gjitha vazhdimësia në kohë e aktiviteteve sportive forcon aftësitë njohëse më shumë sesa intensiteti i tyre. Gjithsesi nuk është kurrë vonë për të filluar.
