Rri me mua këtë natë
Ku ta shkrij gjithë këtë akull,
këtë terr që po më mbyt,
për të shkrirë gjithë Antarktidën,
më mjafton veç trupi yt…
Rri me mua këtë natë,
këtë kohë që na mbeti,
na mjafton veç një krevat,
nga çdo gjë që ka qyteti.
Në një dhomë-në errësirë,
nuk ra zjarr-s’plasi dyfek,
po-për dreq-aty u dogj,
një krevat dhe një dyshek!
Gjirokastër, Maj 1980
Mos e prish magjinë
Gjinj të bukur si të tutë,
s’i ka kush në Botë,
zjarr’ i tyre mund të shkrijë,
akullin e ftohtë.
Ndoshta një shekull të tërë,
edhe mund të pres,
po pa puthur ata gjinj,
nuk besoj të vdes.
Thotë vasha e menduar,
Perëndeshë e rrallë:
“Ai zjarr i përvëluar,
ty të mban të gjallë.
As një vit e as një shekull,
ti s’ke pse të presësh,
po të puthësh gjirin tim,
shumë i ri do vdesësh…
Lëre shpirtin të të ndizet,
zjarr-nga fantazia,
se vetëm një natë të flemë,
prishet gjithë magjia!”
Gjirokastër, Maj 1980
Loja e syve
Në çdo hap që hidhje,
unë të zija pritë,
të të shihja ballin,
të të shihja sytë.
Vetullat si tendë,
sytë t’i mbulonin,
ndaj dhe sytë e mi,
më kot i kërkonin.
Po kur sytë e mi,
sytë e tu i gjetën,
mu në mes të ditës,
vetëtima shkrepën!
Gjirokastër, 26.11.1980
Shënim i autorit: Këto lirika të moshës së rinisë janë të panjohura për publikun e gjerë, mbasi janë botuar para 25 vjetësh, në vëllimin poetik: “Njëmijë puthje”. Dhe atëherë nuk kishim internet e facebook. Periodikisht gazeta jonë “Dita” do të sjellë për ju këto lirika e balada, që realisht pëlqehen nga një masë e konsiderueshme lexuesish në print e internet.

Ku t’a shkrij kete vetmi
qe me terr te zi me mbyt?
Per te shkrire Polin e Jugut…
me jep zjarr nga zjarri yt
Une i kam sygjeruar bejtexhiut qe te mos meret me bejte politike, por me poezi qe ja vlejne ti lexosh.
A nuk i ben vetes nje pyetje o Arben Duka?
Pse poezine t’a lexojne vetem pak, shume apk veta aq sa jane gishtat e dores ndersa bejtet politike i lexojne me dhjetra e ndoshta me qindra?
Qe te kuptosh e te shijosh poezine duhet te jesh i shkolluar dhe me intelekt.
Por te lexosh bejte politike dhe te shfrysh urejtje per kundershtaret politike duke perdorur nje fjalor tejet banal,kete e bejne vetem injorantet qe nuk kane lexuar nje liber artsitik pa le te kene lexuar nje vellim me poezi, tere jeten e tyre. Komentet per bejtet politike t’i bejne injorantet o Poeti Arben Duka.
Zgjidh e mer: me ata qe jane te kulturuar dhe qe jane miq me letersine ose prano te lexohesh nga injorantet!
Une preferoj te jem injorant ,Une lexoj bejtet politike dhe te them te drejten besoj se ato jane pamflete politike qe rrezuan nga froni nje tufe xhahilash.Se keta te sotmit nuk jane Evlija,kjo nuk eshte detyra e Arben Dukes,.Se nuk u shperblye me minister kulture,zedhenes ministrie,sekretar,ambasador,atashe kulturor e ku di une sa pune pa pune ka per shperblim,kjo tregon se baterite jane gati edhe per pushtetin e ri qe po zhgenjen.