Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Në numrin e fundit të Dita-s u njohëm me shkrimet kritike të gazetarëve kryesorë duke filluar nga z. Thano, kryeredaktor. Ata pa hezitim kanë dalë sa në krah të së ligjshmes, aq edhe të arsyeshmes, kundër abuzimeve me pushtetin e në krah të njerëzve në nevojë. Një qëndrim i tillë jo vetëm rrit numrin e admiruesve të saj, por me këtë Dita ka bërë të qartë se ajo nuk u angazhua që “ata” që ranë nga dega të fërkojnë duart që shqiptarët nga shiu ranë në breshër. Kuptohet që Dita mbështet reformat, por krahas saj ajo nuk mund të miratojë bëma të cilat ngjasojnë si dy pika uji me qeverinë e mëparshme. Të tilla janë mungesa e ndjeshmërisë ndaj halleve të shumta të pjesës më të madhe të popullit. Xhevdet Cora.
