Programet në TV, emisionet politike mbeten pas sportit

redaktor

Gara e ekraneve dje ka qenë e fortë ku televizionet më kryeosre në vend kishin programe shumë konkurruese.

Debatet politike u rikthyen me Kryeministrin që dha një intervistë tek Top-Story i Sokol Ballës në Top Channel por edhe me kreun e opozitës që ishte në Ora News tek “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Si gjithnjë live ishte edhe “Opinion” i Blendi Fevziut me një temë interesante për drogën në Shqipëri.

Të mësuar për ndarjen e audiencës në këto personazhe, dje u shënua një surprizë teksa shqiptarët përveç të tjerash konfirmuan që janë tifozë të vërtetë futbolli.

Nga të dhënat e audiencës që janë marrë nga një prej kompanive që kryejnë matjet e shikueshmërive ka nxjerre Televizionin Shqiptar si më të shikuarin në fashën orare nga ora 21:00-23:00 me një shikueshmëri prej 23.4% (share). TVSH në ato momente po transmetonte ndeshjen të vlefshme për Europa League, Skënderbeu-Besiktas.

Tek politika duket se Blendi Fevziu është çimentuar tashmë tek mendjet e shqiptarëve si emisioni i aktualitetit politik më i ndjekur në vend pasi gëzon një masë shikueshmërie prej 21.4% në këtë orar.

Pas tij shqiptarët kanë dëgjuar Edi Ramën në Top-Story me 17.1% dhe në fund me një përqindje të papërfillshme, ka qenë lideri i opozitës, Lulzim Basha tek ‘Të Paekspozuarit’ e Ylli Rakipit.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha duket se nuk po e mund dot në media Kryeministrin Rama duke qenë gjithmonë më pak i ndjekur se ai edhe pse të dy, figuronin në të njëjtin orar para ekranit.

Kjo është diçka që ai duhet ta rekuperojë pasi nivelet e tij të shikueshmërisë ishin afer zeros dhe kjo nuk është aspak një gjë e mirë për të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *