Policia e Lezhës ka asgjësuar 3 parcela me bime narkotike. Në kuadër të operacionit antikanabis “Kashnjeti pastër”, policia deklaron se ka sekuestruar edhe dy arme zjarri kallashnikov dhe 90 fisheke.
“Si rezultat i nje operacioni të zhvilluar nga forcat policore te Komisariatit te Policise Lezhe, me date 18.09.2015 në Malësinë e Madhe në Kashnjet Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 145 bime te dyshuara si canabis të kultivuara në 3 parcela. Në momentin e ndërhyrjes u konstatua një person i cili duke përfituar nga terreni i vështirë ka arritur të largohet”,thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.
