Dekriminalizimi, Balla: Ligji “Severino” të mos preket

Dita

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Dekirminalizimin Taulant Balla, kërkon votimin urgjent të ligjit që do të largojë nga funksionet publike personat me rekorde kriminale. Sipas tij, nëse demokratët e kanë seriozisht, gjithçka mund të mbyllet për 24 orë.

“Jemi gati ta kërkojmë konsensusin në Kuvend, ne komisione, ne ajer te paster apo dhe po te duan edhe ne sallen e dasmave ose ne hollin e funeraleve te Shqupit, mjafton qe te heqin dore nga budallalleqet e gatuara me variantin “shto uje dhe shto miell” ne mensen e Shqupit”, tha Balla per TCH.

Çfarë përmban ligji “Severino”?

Ligji “Severino” është firmosur nga Presidenti i atëhershëm i Republikës italiane Giorgio Napolitano më 6 nëntor 2012 e ka hyrë në fuqi më 5 janar 2013. Propozimi për një projektligj të tillë me masa për parandalimin e korrupsionit në Administratën Publike lindi qysh më 2010 në qeverinë e Silvio Berluskonit e me propozimin e ish-ministrit të atëhershëm të drejtësisë Angelino Alfano, sot ministër i Brendshëm.

Ky ligj u bë realitet vetëm në kohën e qeverisë së Mario Montit e mori emri ligji “Severino” , nga ministrja e drejtësisë së kësaj qeverie Paola Severino, e cila redaktoi dekretet e tij. Ky ligj është praktikuar për herë të parë në zgjedhjet politike të vitit 2013 ku 37 këshilltarë rajonal u detyruan të braktisin jetën politike për shkak të aplikimit të këtij ligji.

Share This Article
1 Comment
  • O B?!!ALLA,MUND TE MOS JESH I INKRIMINUAR SA BB-Berisha e Basha por je me BUDALLA se ata.Per ke ligj ‘Severino’ flet kur ai eshte ndertuar ne nje shtet tjeter ku ka 200 vjet qe funksionon shteti i se drejtes?
    SA MENDER DEPUTETE JANE NE PARLAMENTIN E SALIUT QE NUK KANE VJEDHUR AS NJE QINDARKE NGA POPULLI SHQIPETAR?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *