Ahmetaj vizitë në kompaninë automotive Forschner

Dita

Në kuadër të promovimit të Investimeve të huaja në vend, industrive të reja që po afrohen në  tregun shqiptar, por edhe në vazhdën e nismës kundër informalitetit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në Kompaninë Gjermane Forschner e cila e ushtron aktivitetin e saj në industrinë auto-motive, degë e sektorit të manifakturës.

I shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Z. Werner Gnoth, Ministri u njoh nga afër me proceset e përpunimit aktiv nga lënda e parë deri tek produkti i përpunuar për eksport.

Në një prononcim për mediat Ahmetaj u shpreh se:

“Kjo është një kompani e re gjermane  e cila prodhon për automjetet, kryesisht për Benz-in dhe Audin dhe të gjithë prodhimin e vet e eksporton në Bashkimin Europian, në Çeki. Ardhja e kësaj kompanie në Shqipëri është një shenjë shumë e mirë e trendit pozitiv që ka Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaj”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *